Mburoja e Apolonisë restaurohet pas 25 vjetësh
16/06/2009 Pas 25 vjetësh do të mund të restaurohet plotësisht. Është një mburojë e zbuluar në një nga tumat e Apolonisë nga arkeologu Vangjel Dimo në vitin 1984. Kur u zbulua, ishte thjesht e sheshtë, sipër kishte skeletin dhe brenda kishte disa elemente të tjera si disa enë dy shpata prej hekuri dhe nja dy thika. Që prej asaj kohe ndodhet në Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisë.
Tani është i vetmi objekt i mbetur që dëshmon për këtë gjetje të viteve më parë. Në vitin 1992 objektet e tjera që u gjendën në varr me të u vodhën në muzeun arkeologjik të Apolonisë. E copëtuar dhe e fragmentuar në 8153 copa, sipas shefit të Laboratorit të Konservimit dhe Arkeometrisë, Frederik Stamati, i cili ka marrë përsipër restaurimin, edhe gjendja e këtyre copëzave nuk është e kënaqshme.
Sipas tij, mburoja i takon shek. 3 para erës së re dhe duke u bazuar në elementet e tjerë që kishte brenda, ka shumë të ngjarë që të jetë e një prijësi nga Apolonia. “Ky prijës mund të ketë marrë pjesë në ushtritë e Aleksandrit të Madh në betejat që ka zhvilluar. Ai mund të ketë qenë në fushata, ku i ka marrë objektet dhe mburoja ka qenë pronë e tij”, - shprehet Stamati, ndërsa shton se elementet kockore që u gjetën në shpata janë orientalë.
Vetë mburoja është e tipit maqedonas, një mburojë ceremoniale dhe jo luftarake, që bën pjesë në mburojat e tipit pa buzë, të cilat përdoreshin nga hoplitët në falanga.
“Që të kesh një mburojë të tillë, duhet të jesh një prijës, sepse ato të ushtarëve ishin prej dërrase ose lëkure dhe kishin zbukurimet e ndryshme në sipërfaqe”, - vijon specialisti Stamati. Sipas tij, mburoja me reliev është e vetmja e gjetur në Shqipëri. “Nëse do t’i referohemi literaturës, shikojmë që ka një konfuzion në mburojën maqedonase për sa i përket tipit me buzë dhe pa buzë. Kjo është e përbërë nga rrathët koncentrikë. Gjithë zbukurimi është me thimtha gjysmësfera. Në qendër ka meduzën, sytë e së cilës janë prej guri gëlqeror. Në këtë formë nuk kemi asnjë shembull tjetër deri më sot nga literatura në ndonjë muze.” Mburoja është e përbërë nga një fletë bronzi që ka rreth 90 për qind bakër, 7-8 për qind kallaj dhe 2-3 për qind plumb. E mbërthyer me gozhdë, prej tyre janë gjetur vetëm 17 gozhdë.
Edhe pse që kur është vendosur në LKA janë bërë shumë analiza në institutet tona, në Fizikën Bërthamore në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Natyrore, dhe Institutet e Ushtrisë për të parë ndërtimin e saj, analizat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite dhe vetëm tanimë mund të thuash se është arritur diçka, pasi janë studiuar rrugët se si do të bëhen dhe organizohen copëzat.