Gjykata lë në burg vrasësin e Artan Zekës
16/06/2009 Skënder Balla dëshmon çdo detaj të ngjarjes ku mbeti i vdekur në Qerret një shtetas
DURRES- Gjykata e rrethit gjyqësor në Durrës ka vendosur dje, nën masa të forta sigurie, mbajtjen në kushte arresti të shtetasit Skënder Balla, të dyshuarit kryesor të vrasjes së shtetasit Artan Zeka. Trupi gjykues është kryesuar nga gjyqtar Neritan Tabaku, kurse akuza me prokurore Alketa Nushi. I vendosuri prapa hekurave për veprën penale të “vrasjes me paramendim në rrethana cilësuese” është përfaqësuar nga avokati Ferduz Ajazi, i cili ia ka lënë gjykatës të vendosë për Ballën.
Hetimet
Grupi hetimor ka gjetur në vend ngjarje shumë gëzhoja fishekësh të armës kallashnikov dhe disa shenja shpuese plumbi në murin e lokalit, në vetratë e në banak. Nisur në dosjen e afruar nga Prokuroria mësohet se e gjithë ngjarja është zhvilluar në kohën që Skënder Balla shkonte në punë me automjetin me targa të huaja. Prokurorja është shprehur se xhami i mjetit që përdorej nga Skënder Balla ishte thyer si para edhe pas me mjete të forta, kurse mjeti Benz Mercedes i shtetasit Isuf Kapiti parkuar para lokalit ishte qëlluar me armë zjarri. Gjithnjë mbështetur në deklarimet e vet të arrestuarit para oficerëve të Policisë Gjyqësore fill pas krimit thuhet se Skënder Balla është rrahur nga Zaim e Artan Zeka (babë e bir) dhe një shtetas tjetër. Pas këtij sherri Balla ka shkuar në kasollen ku banonte si familje dhe ka marrë armën e krimit, ndërsa nëna e tij dhe shtetasi Fatmir Myftari që e kanë parë të dalë në rrugë me armë nuk kanë mundur të ndalojnë Ballën për të shmangur vrasjen. Sipas prokurores Nushi, i prangosuri është goditur me grushte, është sharë dhe fyer gjë që ka sjellë edhe reagimin e tij me armë. Organi i Prokurorisë e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e Skënder Ballës dhe pasi e ka akuzuar atë për veprën penale të vrasjes me dashje në rrethana cilësuese, ka kërkuar mbajtjen në qeli të Ballës. Prokurore Nushi ka bërë të ditur se është sekuestruar arma e krimit, ndërsa autori i akuzuar për vrasje Skënder Balla është dorëzuar vet tek punonjësi i policisë së zonës, të cilit i ka dhënë edhe armën e krimit. Avokati Ferduz Ajazi pasi ka theksuar se klienti i tij e ka kryer krimin në kushtet e tronditjes së rëndë psikike ia ka lënë gjyqtarit të vendosë për masën e sigurisë, ndërsa gjatë deklarimeve të prokurores as ai dhe as i vendosuri prapa hekurave, Skënder Balla, nuk kanë kundërshtuar për asgjë.
Dëshmia e autorit
“Po kthehesha nga puna për në shtëpi. Kur kam hyrë në rrugicë, kam dëgjuar një goditje në makinë. Mendova se goma kishte marrë gurë, por sapo kam ndalur makinën xhami pasmë është goditur me gur dhe është thyer. Sherrin e asaj dite e ka hapur një person më të cilin kishte lidhje krushqie shtetasi Zaim Zeka. Ai doli para makinës dhe pasi e qëlloi xhamin e parë erdhi tek dritarja e shoferit dhe nisi të shante e të më godiste. Pas tij kanë ardhur edhe Zaim Zeka e djali tij Artan Zeka. Ata më kanë nxjerrë nga dritarja e makinës dhe duke më sharrë, më kanë goditur me grushte. Unë nuk pranoja asgjë për ato që më akuzonin Zaimi e Artani. Dikush kishte njoftuar në shtëpi dhe në kohën që unë goditesha erdhi gruaja e më pas nëna. Munda të shkëputem dhe pasi shkova në shtëpi mora armën e dola në rrugë. Shkova tek makina ku më parë më kishin rrahur. Fillova të qëlloj me automatik në drejtim të makinave, të cilat ishin parkuar para lokalit. Unë isha në një distancë diku rreth 5 m nga lokali. Nuk kam parë asnjë njeri, por kam qëlluar pa menduar fare se ç’po bëja. Dikush më ka thërritur në emër dhe atëherë jam përmendur. Jam kthyer në drejtim të shtëpisë. U dorëzova tek punonjësi i policisë së zonës, të cilit i dhashë edhe armën.