Tatimet “shtrijnë dorën” te FMN-ja
16/06/2009 Memorandum në Uashington. Deri në 2010-n analiza e riskut gati në 6 drejtori rajonale
Papajani: FMN-ja ka rezerva për kontrollin fiskal të tatimpaguesve të mëdhenj
Ndihma e Fondit Monetar Ndërkombëtar do të vijojë për administratën tatimore. Konfirmimin kreu i Tatimeve Artur Papajani e ka marrë në Uashington gjatë një takimi në Departamentin e Çështjeve Fiskale të FMN-së, ku u nënshkrua një memorandum i përbashkët. Duke raportuar shifrat e 5 muajve të parë të këtij viti, zoti Papajani u shpreh mjaft optimist për mbështetjen e ndërkombëtarëve, edhe pse sipas tij nuk duhet të ngatërrohet marrëveshja që ka qeveria me këtë ndihmë që FMN-ja do të vijojë t’i akordojë administratës tatimore.
Mbështetja
Bashkëpunimi i tatimeve me FMN-në, sipas Paapajanit, është kryesisht me sepratamentitn e Çështjeve Fiskale. “Nuk ka lidhje me marrëveshjet qeveritare. Marrëveshja bëhet me departamentin që monitoron dhe mbështet administratën fiskale të vendeve që e kërkojnë atë. Ne e kemi kërkuar atë. Javën e parë që u emërova si drejtor, vizitën e parë ma ka bërë përfaqësuesja e Fondit Monetar, zonja Margaret, e cila erdhi për të marrë bindjet e mia ndaj politikave të fondit dhe unë hapur i kërkova vazhdimin e ndihmës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe këtë e konfirmuam edhe në Uashington. Kjo ndihmë ka qenë e vazhdueshme për administratën fiskale shqiptare dhe do të jetë e tillë”, - tha Papajani. Ndihma do të fokusohet në teknologjinë e informacionit dhe në drejtorinë e taksapaguesve të mëdhenj.
Problematika
Monitorimi i situatës në Shqipëri nga ky departament ka nxjerrë në pah probleme kryesisht me njësinë e tatimpaguesve të mëdhenj. “Ata kishin objeksionet dhe rezervat e veta, pasi është një degë që mbulon 50 për qind të të ardhurave. Sidomos për sa i përket kontrollit fiskal dhe përgatitjes së njerëzve që merren me kontrollin tatimor. Në këtë aspekt misioni i parë mbështetës i Fondit Monetar Ndërkombëtar që do të vijë do të jetë për sistemin e teknologjisë së informacionit. Një tjetër pikë e dobët ishte kontrolli fiskal i tatimpaguesve të mëdhenj për të cilën do të marrim asistencë nga specialistët e Fondit”, - tha Papajani. Sipas tij, programi i administratës tatimore deri në 2012-n synon përsosjen e strategjisë së informacionit. Analiza e riskut për herë të parë do të zbatohet në 6 drejtori rajonale brenda 2010-s.
Rimbursimi
Administrata tatimore ka realizuar politikat e rimbursimit sidomos në këtë kohë krize. “Probleme për rimbursimin janë më tepër administrative. Sipas të dhënave tona, këtë 5-mujor rimbursimi është 66 për qind më tepër se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, - tha Papajani. Kategoritë e rimbursura, sipas tij, kanë qenë sidomos eksportuesit. “Fasonistët ne pothuajse i kemi të përfunduar dhe mund të ketë vetëm ndonjë rast të veçantë”, - tha Papajani.
Të ardhurat
Realizimet e administratës tatimore, sipas drejtorit të përgjithshëm Papajani, janë bërë të mundura falë mbështetjes së donatorëve të huaj. “Për 5-mujorin e 2009-s mblodhëm 6,6 miliardë lekë më shumë se viti i kaluar. Objektivi ynë është realizuar 103.3 për qind si administratë, në krahasim me planin e Ministrisë së Financave. Në shifra relative kundrejt vitit 2008 rritja më e madhe e të ardhurave të mbledhura është rreth 11 për qind”, - tha Papajani.
Ligji i ri për tatimet
Sipas kreut të administratës së tatimeve, do të hartohet një ligj i ri për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Thelbi i këtij ligji që do të jetë një nga shtyllat e politikës fiskale, sipas Papajanit, do të jetë përafrimi me kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian, sepse edhe ndryshimet që do të bëhen do të jenë në kuadër të aspiratës së vendit tonë për integrim. Por ai nuk bëri me dije ndonjë parashikim për ulje të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Sipas kreut të Tatimeve, ky ligji është parashikuar të përfshihet në programet e politikës fiskale, që kur është bërë dizenjimi i direktivës në vitin 2006, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE