E Diel, 1 Nëntor 2026

Sydow Rezultati i zgjedhjeve te 8 majit po pranohet nga popullsia

Pas miratimit të një rezolute për situatën në Ballkanin Perëndimor nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, hartuesi i raportit dhe
kryetar për Çështjet Politike, deputeti suedez Björn von Sydow, analizon gjendjen në Ballkan por ndalet në mënyrë të specifikuar edhe në situaten në Shqipëri.

Në një intervistë dhënë rrjetit Deutsche Welle, raporteri shprehet kritik ndaj dy partive politike kryesore, te cilat sipas tij nuk kanë treguar vullnet politik për të arritur konsensus për çështje thelbësore.

Nder te tjera Björn von Sydow thekson dy aspekte pozitive: së pari që rezultatet e zgjedhjeve lokale të 8 majit po pranohen nga popullsia, përfshirë këtu edhe zgjedhjen e Kryebashkiakut të Tiranës; aspekti tjetër është angazhimi i dy partive kryesore dominante për të kryer reformën elektorale. Raporteri thekson se për Këshillin e Europës, Komisionin Europian dhe institucionet e tjera të BE-së është shumë shqetësues, fenomeni i bojkotit të Parlamentit nga njëra prej partive kryesore, PS ne opozite.

Sipas tij politikanët shqiptarë duhet të përqafojnë sa me pare kulturën politike europiane të dialogut dhe kompromisit, të dyja partitë kryesore, lidhur me demokracinë e brendshme në parti, kanë ende ndikime nga sistemi i vjetër politik në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›