PD: Berisha, ndal masakrën 30-katëshe te diga e Liqenit Qamil Xhani
Abuzimet me lejet e ndertimit dhe prishja e zonave te gjelbra ne qytet eshte nje ceshtje qe kalon pertej reagimeve te zakonshme politike. Per kete qellim nenkryetari i Grupit parlamentar tw Partise Demokratike, Edi Paloka tha dje se zona ku jane parashikuar te ndertohen godina 30-kateshe nga ana e kryetarit te bashkise se Tiranes Edi Rama, duhet te mbetet park publik. Ne nje deklarate per mediat Paloka tha se bashku me koleget e tij do t’i kerkoje kryeministrit Sali Berisha qe te mos lejojne prishjen e parkut ne zonen e Liqenit nga ndertimet. “Une bashke me kolege te tjere, i kerkojme Kryeministrit Berisha qe te gjeje hapesirat e mundesite qe zonen e siperpermendur ta kthejme ne nje lulishte te madhe, nje park e zone shlodhjeje per burrat, grate, femijet, te rinjte e te rejat e qytetit tone”, u shpreh Paloka. Ai ka theksuar se zona ne fjale eshte bere pjese e nje sistemi korruptiv nga ana e kryetarit te Bashkise. “Siperfaqja, me kod U12-07 e parashikuar per 130 mije m2 ndertim, e ne nje lartesi prej 30 katesh, eshte masakra e fundit urbane qe Mr. 20% ka ideuar, ne zonen me te bukur te kryeqytetit. 90% te ketij projekti moster prej betoni, Mr. 20% ia ka akorduar firmave te Lepujve qe kane lidhje me te”, tha Paloka. Ai ka kerkuar dhe reagimin e qytetareve, ne lidhje me kete projekt qe synon te prishe ambientin dhe te pakesoje gjelberimin ne kryeqytet. Nga ana tjeter ai ka kujtuar kryetarit te bashkise se Tiranes se, ne momentin qe akuzon te tjeret per fshehje te pasurise, duhet te beje publike pasurite e partnereve te tij, gjate 12 viteve ne krye te bashkise se Tiranes, si dhe te flase per akuzat e 20 per qindeshit qe kane te bejne me lejet e ndertimit. “Nuk mund te heshtim per 20% e lejeve te ndertimit qe kryetari i Partise se Leprit ia shton pasurise se tij ne emer te Dritan Avllaj, i njohur si “Tan Lepri”, si dhe ne emer te partnereve te tij. I kerkoj Mr. 20% te beje publike emrat e partnereve te tij gjate 12 viteve te fundit, te beje transparencen e pasurise te vendosur ne emer te tyre, e te mos fshihet ne kutine e Leprit”, u shpreh Paloka. Akuzat e deputetit Paloka, kane qene ne te njejten linje me ato te deputeteve te tjere demokrate, qe kane kerkuar bllokimin e prishjes se parkut te Liqeni.
DEKLARATA
“Siperfaqja, me kod U12-07 e parashikuar per 130 mije m2 ndertim, e ne nje lartesi prej 30 katesh, eshte masakra e fundit urbane qe Mr. 20% ka ideuar, ne zonen me te bukur te kryeqytetit. 90% te ketij projekti moster prej betoni, Mr. 20% ia ka akorduar firmave te Lepujve qe kane lidhje me te”.