E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyll sezonin Gerard nje tjeter operacion

Kapiteni i Liverpulit, Stiven Gerard ka mbyllur përpara kohe sezonin, pasi është dëmtuar serish në gju dhe do t’i nënshtrohet operacionit të dytë në këtë kampionat. Mesfushori ka treguar një formë të dobët jo vetëm në Premier Ligë, por edhe në Evropë, ndërsa shkak për këtë kanë qenë dëmtimet e shumta që kanë kushtëzuar futbollistin 30-vjeçar.

Gerard u dëmtua në fillim të këtij sezoni, ndërsa operacioni në gju e mbajti larg fushave të lojës për një periudhë relativisht të gjatë. Pas rikuperimit ai u kthye në fushë, por nuk arriti të gjente formën e tij më të mirë. Gjithsesi, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Keni Daglish, e gjithë vemendja ishte te kapiteni. Por kur pritej që ai të ndihmonte skuadrën në javët e fundit të kampionatit anglez, një lajm i keq ka mbërritur në klubin e Liverpulit.

Stiven Gerard është dëmtuar sërish në gjurin ku pak më muaj më parë u operua, ndërsa sipas mjekëve të skuadrës ai duhet t’i nënshtrohet sërish ndërhyrjes kiururgjikale, duke i thënë lamtumirë sezonit përpara kohe. Gerrard duhet të kthehet për kampionatin e ardhshëm, por në dyshim mbetet fakti nëse do të vazhdojë apo jo të luajë me Liverpul. Në drejtim të futbollistit ka shumë oferta, pasi skuadra si Barcelona dhe Juventus kërkojnë shërbimin e një prej lojtarëve anglezë më të mirë të dekadës së fundit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›