E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vezhguesit amerikane takim me Berishen e Ramen

Rreth 60 vëzhgues të dërguar nga qeveria amerikane kanë takuar gjatë së enjtes kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e Partisë Socialiste. Të shoqëruar nga ambasadori i SHBA-ve zoti Aleksandër Arvizu, vëzhguesit fillimisht kanë biseduar me kryeminstrin Sali Berisha.

Ambasadori Arvizu theksoi se ky mision është një dëshmi e miqësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Shqipërisë. Në bisedën me vëzhguesit, kryeministri Berisha i falenderoi ata dhe tha se procesi zgjedhor që po zhvillohet mbështetet mbi një bazë ligjore solide, konsensuale dhe të certifikuar. Zoti Berisha tha se nga këto zgjedhje fituan shqiptarët.

Vëzhguesit së bashku me zotin Arvizu kanë qëndruar për rreth 30 minuta dhe në selinë e Partisë Socialiste ku biseduan me Edi Ramën dhe drejtues të tjerë të kësaj partie. Ambasadori Arvizu nuk ka pranuar të komentojë dhe të deklarojë për mediat pas takimeve që ka kryer.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›