E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretarja amerikane e Shtetit uron Bashën për detyrën e re

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka uruar ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha për detyrën e re. Clinton vlerëson se Lulzim Basha lë ministrinë e Punëve të Jashtme me një arritje të jashtëzakonshme. " Ju e lini Ministrinë e Jashtme me arritjen e jashtëzakonshme të futjes së kombit tuaj në NATO dhe garantmit të një trashëgimie sigurimi dhe bashkëpunimi euroatlantik për popullin e Shqipërisë", shkruan në letrën e përgëzimit për ministrin Basha, Hillary Clinton. Sekretarja amerikane e Shtetit ka falenderuar ministrin Basha edhe për mbështetjen ndaj Kosovës për t'iu bashkuar familjes së Kombeve. Më tej, zonja Clintion shkruan se pret të bashkëpunojë më ministrin e Jashtëm Meta për të realizuar qëllimin e përbashkët të një Europe Juglindore për paqe dhe prosperitet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›