Mbyllen aplikimet për drejtor të RTSH-së, 13 kandidatë në garë

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Aplikimet për drejtorin e ri të Radio Televizionit Shqiptar u mbyllën sot, sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 1 prill të Këshillit Drejtues të këtij institucioni.
Sipas medieve, 13 janë kandidatura që synojnë drejtimin e RTSH-së, ku mes emrave spikasin figura të njohura të ekranit dhe medias.
Në mbledhjen më të fundit, Këshilli Drejtues i RTSH, vendosi të rihapë garën me procedurat që rinisin nga e para, duke rrëzuar procedurën e hapur më 6 janar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar. Kjo procedurë u pezullua më 30 janar pas kërkesës së Komisionit Parlamentar të Medias.
Aplikantët për Drejtorin e RTSH-së:
Gëzim Nazif Xhaxhaj
Flamur Buçpapaj
Kliton Rama
Zoje Jakaj (Marashi)
Jetmir Shpuxa
Laureta Roshi
Ermal Hoxha
Eni Vasili
Harrila Koçi
Engjëllush Musai
Mimoza Haxhiaj
Elton Metaj
Enrik Mehmeti
/k.s/