E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllen dispecerite, nje abone 1 mije lek

Aty ku vetem dy dite me pare zhvillohej "miting" per nje abone, dje nuk pipetinte asgje. Ose, pothuajse asgje, nese nuk do te llogarisnim psheretimat e deshperuara te hallexhinjve, te cilet kthehen andej nga kane ardhur, teksa shohin drynin ne llamarinen e dispecerise. Por, "shpetimtari", si nje i padukshem, mbin sakaq para kesaj barake te shkaterruar. Eshte i njejti qe dje ka blere rreth 100 abone me shumice, per t'i shitur rrugeve te Tiranes. "Kam une abone", i drejtohet ai nje studenti, syte e te cilit shndrijne per nje cast. Por, kur merr vesh se nje e tille kushtonte 1 mije leke te rinj, shkelqimi ne sy i venitet. Ul koken, dic thote neper dhembe, dhe niset drejt konviktit.
Pikat e shperndarjes se aboneve jane te kycura. Nuk ka me turma, por vetem zhgenjim. Qytetaret, tek-tuk afrohen para dritarezes se hapur te dispecerise, por nuk shohin njeri. Lenia hapur e dritares u duket si nje shaka pa kripe, ndersa fillojne e vrasin mendjen se si do t'ia bejne per te perballuar transportin urban. Tregu i zi i aboneve ka lulezuar ne te gjithe Tiranen, megjithate qytetaret nuk e shohin si zgjidhje. "Une jam student, dhe deri tani e kam marre nje abone me 400 leke. Nuk me duket aspak normale ta blej 10 mije leke, pasi nuk e perballoj dot", thote nje djale, i cili duket sapo ka dale nga leksionet. Fletorja e tij e zhubravitur ka brenda nje 500 lekesh, i cili mjafton vetem per te blere nje gjysme aboneje.
Fatorinot dhe tregtaret e gazetave ferkojne duart nga gezimi. Per ta ka ardhur momenti fatlum, ku fitimet jane te medha. Madje edhe kerkesat per abone. Nuk bejne asnje lloj kompromisi per ta ulur pakez cmimin, sepse ata nuk mund te lene pa shfrytezuar kete situate kaotike, ku ka disa qindra te fituar dhe mijera te humbur. Ata bejne pjese te kategoria e te fituarve, ndaj kane mbire ne cdo cep. Nje burre qendron prane dispecerise, duke ofruar ne menyre te paligjshme abone me cmim te larte. Nje tjeter, e zyrtarizon kete shkelje, duke u ofruar pasagjereve abone, ndersa mbledh 20-lekeshet. Biletat nuk i jep kurrsesi. "Ju siguroj se nuk do t'ju thote njeri gje", thote nje fatorino i linjes "Tirana e Re", kur nje e moshuar kerkon bileten per pagesen qe ben. Ndersa e moshuara, paksa e habitur, leshon pe menjehere: "Epo, nese ju lejojne, atehere vazhdoni keshtu". Fatorino nuk mund te pranoje ironi, aq me teper qe keto dite ai eshte Zot. E veshtron vetullngrysur te moshuaren, dhe vazhdon punen e tij duke mbledhur para, por duke mos dhene kurrsesi as edhe nje bilete.
E veteviktimizuar here pas here "per humbjet e medha" qe po i shkaktohen, "Shoqata Kombetare e Transportit Qytetas" ka heshtur keto dite. Nuk ka nxituar qe te dale ne ndonje konference per shtyp, ku te qahet per padrejtesite qe i behen, por vetem ka shijuar fitimet kolosale, duke shkelur koke e kembe kontraten e bere me Bashkine e Tiranes. Dhe, ne fakt, i intereson te heshte. Per nje dite mendohet qe ne Tirane hipin ne autobuse urbane rreth 100 mije persona. Vetem nje pjese e vogel e tyre ka arritur qe te pajiset me karta te pajtimit mujor per transportin urban, cka do te thote se pjesa me e madhe paguajne bilete. E, megjithate, Bashkia e Tiranes hesht. Te gjithe, pervec saj, e shohin se asgje nuk shkon me transportin urban. E megjithate, asnje sanksion nuk merret ndaj shkelesve, te cilet po hane ne kurrizin e hallexhinjve.

1 mije leke eshte shitur dje nje abone e pergjithshme, neper pikeshitjet e gazetave, ne rruge dhe neper autobuset urbane
700 leke arriti gjate muajve te kaluar nje abone studenti ne treg te zi, ndersa gjate ketyre diteve ato kane munguar teresisht
800 leke eshte vlera reale e nje aboneje te pergjithshme, e miratuar nga Shoqata Kombetare e Transportit qytetes
400 leke eshte vlera e nje aboneje studenti, sipas logjikes, qe ata ta perfitojne sherbimin e transportit me gjysme cmimi
20 leke kushton nje bilete ditore, ne secilen prej linjave qe operojne ne kryeqytet. Shpesh, ato nuk jepen nga fatorinot
11 linja eshte numri i linjave te transportit urban, ku operon "Shoqata Kombetare e Transportit Qytetes" ne Tirane

Bashkia: Gjithcka shkon mire
Bashkia e Tiranes ka hedhur poshte dje gjithe shqetesimin e qytetareve se ne treg mungojne abonete, duke deklaruar se gjithcka shkon mire. "Ka pasur radhe vetem te henen ne mengjes, ndersa ne mesdite dhe pasdite gjithcka ka ecur sikurse ishte parashikuar", deklaruan burime prane Bashkise se Tiranes. Ne fakt, duket sikur vetem ky institucion nuk ka sy te shikoje se c'kaos mbreteron ne kryeqytet keto dite. Sado qe punonjesit e saj mund te mos i perdorin autobuset urbane per transport, te pakten ata duhej te shqyrtonin malin e ankesave qe ka mberritur ne adrese te tyre keto dite. Numri jeshil ka qene pothuaj gjate gjithe kohes i zene nga qytetaret qe ankoheshin per abone, ndersa punonjes te saj kane deklaruar se procesi po ecen ne menyre te rregullt. Burime nga ky institucion kane preferuar te mbeten anonime, duke deklaruar zyrtarisht vetem faktin se ende nuk mund te dalin ne nje perfundim zyrtar. Qe ne nentor te vitit 2007, kur ndodhi "incidenti" i pare me kartat e pajtimit mujor per transportin urban, Shoqata Kombetare e ktheu ne tradite vonesen e aboneve. Me siguri, shkak per kete nuk ishte shtypshkronja, por nje sere justifikimesh, qe lidheshin me elementet e sigurise se ketyre kartoneve, falsifikimet, e per me teper fitimet e shumta qe u sillnin keto vonesa. Edhe pse abonete shperndaheshin disa dite me vonese (madje edhe nje jave), shoqata nuk u ka rimbursuar qytetareve abonete, duke siguruar fitime te shumta. Fitimet jane akoma me te medha ne adrese te fatorinove, te cilet nje bilete e sheshin 40 leke. Ne fakt, ata e shesin 20 leke te rinj, por pervec biletes, u japin qytetareve edhe kunderbileta, duke ia shitur keshtu te dyja pjeset asaj: Edhe pjesen e biletes, edhe te kunderbiletes, e cila sherben per inspektoret e kontrollit.
Shiti abone ne treg te zi, arrestohet fatorino
Me ne fund ka arritur te "ndeshkohet" nje shkeles, i cili ka arritur te shese abonete me 1 mije leke te rinj. Ai ka qene nje fatorino, i cili ka pranuar te "dypunesohet". Teksa u mblidhte leket pasagjereve, ai u ka ofruar edhe abone mujore te pergjithshme. Burime te Policise se Tiranes kane bere te ditur se ne pranga eshte vene Kujtim Murati, 31 vjec, pasi eshte akuzuar per "korrupsionit pasiv ne sektorin privat" si dhe "shperdorimit te detyres". Aksioni eshte bere mbremjen e dy diteve me pare, ne zonen e qendres se kryeqytetit, mbrapa Bankes se Shqiperise. Murati, sipas policise, eshte vene ne pranga ne flagrance, me disa abone ne dore, te cilat i shiste per 1 mije leke te reja. 31-vjecari, me banim ne Koder Kamze, i denuar me pare per "rrahje", ishte me detyre faturino prane firmes se transportit Tirane-Linze. Policia kishte marre informacione ne lidhje me kete person, qe shiste abone me cmim me te larte se ato qe shiten normalisht. Ai u kap prane Bankes se Shtetit, duke shitur nje numer te konsiderueshme bileta - abone, per qytetare te ndryshem, me cmimin i cili shkonte deri ne 1 mije leke, kundrejt cmimit real 800 leke, per cdo abone. Atij i jane bllokuar dhe 9600 leke, per te cilat dyshohet se jane fituar nga shitja e aboneve, 58 cope abone dhe materiale te tjera. Policia tha se, pas venies ne pranga te tij, dosja i ka kaluar Prokurorise se Tiranes, e cila do vijoje hetimet per dy akuzat e mesiperme.
Bashkia: Shpresa e vetme, vendimi i qeverise
Deklaratat e burimeve nga Bashkia e Tiranes jane paksa paradoksale. Nga njera ane, titullare te ketij institucioni deklarojne se gjithcka shkon mire, ndersa nga ana tjeter konkludojne se zgjidhja e vetme e ketij problemi do te jete nxjerrja e nje vendimi qeverie, i cili do te miratoje kuadrin ligjor per kete ceshtje. Nje vendim i tille pritet qe te dale brenda ketij muaji dhe pretendohet qe t'i jape zgjidhje njehere e mire ceshtjes se aboneve. Kur qeveria shqiptare dhe Ministria e Transporteve te miratojne kuadrin ligjor dhe hartimin e nje kornize te re, qe do t'u jape zgjidhje dhe pergjigje te gjitha problemeve te mbartura ne fushen e transportit publik, ceshtja e aboneve do te jete vetem nje e kaluar e shemtuar per te gjithe qytetaret e Tiranes. Te pakten nese nuk do te publikohet ndonje cmim surprize i biletes, i cili mendohet te jete 50 leke.
"Zhduken" abonete e studentit
Rimbursimi i 50 per qind te vleres se aboneve te pergjithshme, mbetet vetem nje e kaluar per studentet. Ata jane paraqitur grupe-grupe neper pikat e shperndarjes se aboneve, por nuk kane arritur ta marrin nje te tille. Madje, as abone te pergjithshme nuk kane arritur qe te marrin dot. Nje abone studenti, e cila me pare kushtonte 400 leke, e lehtesonte financiarisht kete kategori. Por, pa u stabilizuar situata, ata nuk mund te bejne asgje. Te rinjte do te detyrohen qe te paguajne bileta ditore sa here qe hipin ne autobus, ose te blejne abone te pergjithshme me 1 mije leke. Rruge te mesme nuk ka per ta, edhe pse ligjerisht u takon abone me gjysme cmimi. Megjithate, atyre nuk u mbetet gje tjeter, pervecse te ulen e te llogarisin me laps e me leter nese u del leverdia te blejne nje abone ne treg te zi, apo ta perballojne transportin urban me bileta ditore, si gjithe te tjere qe nuk kane pasur mundesi te marrin karta te pajtimit mujor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›