Fantazmat e Kosovës
Më 17 shkurt, pas pothuajse një dekade të margjinalizimit legal dhe dy vjetëve të ndërmjetësimit të pasuksesshëm ndërkombëtar, Kosova shpalli pavarësinë e vet nga Serbia. SHBA me shpejtësi lëvizi drejt njohjes së shtetit të ri dhe afër dy milionë shqiptarë etnikë kremtuan lirinë e tyre të shumëpritur, duke vallëzuar nëpër rrugët e qytetit, me fishekzjarrë dhe flamuj që valonin. Duke u rrudhur nën qeverisjen serbe, pastaj nën administrimin e OKB, kosovarët ishin të ngazëllyer së paku me perspektiven e kontrollimit të punëve të tyre personale.
Ndërsa serbët nuk ishin krejtësisht të tronditur. Më 21 shkurt, disa nga 200,000 protestues në Beograd, glorifikonin ‘Kosova është Serbi’ duke mbajtur pllakate, ku shkruhej: “Rusi, ndihmo”. Shkatërruesit dogjën ambasadën amerikane: kryetari rus, Vladimir Putin, u zotua se kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe kërcënoi se do t’i përkrahë lëvizjet separatiste në Gjeorgji dhe Moldavi.
Jo aq moti, skenat e shqetësimit do ta kishin inspiruar frikën e një lloji të dhunës etnike, e cila rrënoi Ballkanin në vitet ‘90. Por këto janë kohëra të ndryshme. Liderët etnikë kosovarë së voni u përpoqën që ta zgjasin një degë me ullinj nëpër provinca, gjë që hidhëroi 120,000 serbë. Përveç kësaj duke i lejuar serbët në veriun e Kosovës që ta kenë policinë e tyre, shkollat dhe spitalet, kryeministri kosovar, Hashim Thaçi veproi jashtëzakonshëm: një pjesë të fjalimit të tij ceremonial e foli në gjuhën urryer serbe. Madje, edhe në Serbi, qytetarët e së cilës u ndjenë sinqerisht të poshtëruar me humbjen e Kosovës (të cilën nacionalistët serbë e quajnë ‘Jerusalemi’ i tyre), protestat u desh të anulohen. Kryeministri, Vojislav Kostunica, kërcënoi të hakmerret kundër Kosovës së pavarur duke suspenduar negociatat me BE, megjithatë Koshtunica nuk mund t’ia lejojë vetës t’i ndërpresë lidhjet me Perëndimin. BE furnizon 49 për qind të importeve serbe dhe ble 56 për qind nga eksportet e tyre- një lidhje e tregut shumë më e madhe se ajo që ka Serbia me Rusinë.
Por Kosova është çështje e së ardhmes tonë, sepse ngërthen tri tipare alarmuese në sistemin momental ndërkombëtar. Fillimisht, ekspozon armiqësi mes SHBA dhe Rusisë, ndërsa Rusia, e cila paraqet vështirësi për Këshillin e Sigurimit të OKB, që të plotësojë sfidat e sigurisë të kolektivit të sigurisë të shekullit XXI.
Putini shfrytëzoi Kosovën si tjetër arsyetim për ta valëvitur pathyeshmërinë e tij nafto-energjike, duke dërguar pasardhësin e tij, delegatin, kryeministrin, Dmitrij Medvedev, në Beograd për ta nënshkruar marrëveshjen. Nëse përgjigjja ndërkombëtare është që të mobilizohet drejt Iranit, Sudanit apo ndonjë pike tjetër të rrezikshme në vitet e ardhshme, SHBA duhet që ta gjejë mënyrën për ta bindur Rusinë që të bëhet partner e jo rival në improvizimin e sigurisë kolektive.
E dyta, vendi i 27 i BE, që agresivisht është i ndarë mbi Kosovën, i mungon mbrojtja apo vizioni i sigurisë. Pasi Kosova shpalli pavarësinë, Britania e Madhe, Franca dhe vendet e tjera ofruan njohjen, përderisa Spanja, Rumania, Greqia, Qiproja, Bullgaria dhe Sllovakia refuzuan që ta bëjnë. Mbajtja e paqes në Kosovë do të kërkojë nga BE që t’i rrezikojë qytetarët e vet. Fatkeqësisht, dëshira shtetërore e shumë vendeve evropiane është që t’i reduktojnë angazhimet e tyre në orvatjet e NATO në Afganistan.
Së fundi, keqkuptimet rreth Kosovës ekspozojnë ndryshueshmërinë në botë për vendosmërinë se cilat lëvizje separatiste meritojnë njohjen ndërkombëtare. Nëse përkrahësit e Kosovës do të ishin më transparentë lidhur me faktorët që e bëjnë Kosovën të denjë për njohje, ata do të mund të ndihmonin në formimin e direktivave të reja. Pretenduesit kanë një qëllim më të fuqishëm, nëse, si për shembull Kosova, ata ishin abuzuar nga qeveritë sovrane dhe nëse kërkesa e tyre për pavarësi nuk nxit konflikte në shtetin fqinj për të krijuar kërkesa të krahasueshme. Jo të gjithë separatistët mund ta pastrojnë këtë pengesë. Kurdët e Irakut, për shembull, janë të vendosur për pavarësi. Por kurdët pothuajse po e sprovojnë qeverinë e tyre, ndërsa pavarësia e tyre mund të ketë efekt destabilizues ndaj popullatës kurde dhe përpjekjeve të tyre drejt shkëputjes.
Shtete perëndimore do të duhej të punojnë shumë gjatë muajve të ardhshëm për ta siguruar që Kosova dhe Serbia nuk do të bien pre e dhunës. Problemet më të mëdha reflektojnë në atë se rrugëdaljet nuk po gjenden aq lehtë. Vetëm në rast se zgjidhen, ambasada amerikane ndoshta nuk do të digjet gjatë krizave të ardhshme.