Vivaldi, ose notat qe sjellin jete
Autor i 554 kompozimeve, Antonio Vivaldi, cilesohet si nje nga personazhet sa te rendesishem aq edhe dominues ne historine e muzikes boterore. Lindur ne Venecia me 4 mars 1648, ai e jetoi epoken e tij me shume sukses, sidomos rreth vitit 1720, kohe kur Republika Veneciane gjendej ne fundin e saj. Vivaldi ishte djali i nje bukeberesi, qe me vone u be violinist dhe kompozitor. Juan Bautista, babai i Vivaldit, ishte edhe mesuesi i tij i pare. Ka zera qe thone se Legrenzi (kompozitor italian), ishte mesuesi i tij ne femijeri.
Kur ishte 25 vjec, ishte prift dhe profesor i violines ne Konservatorin e Pietas, nje shkolle fetare per femije. Por nje vit me vone hoqi dore nga profesioni i priftit, pasi vuante nga astma. Vivaldi mori titullin kompozitor, kur mbushi 34 vjec, ndersa dy vjet me vone filloi nje tur ne te gjithe Italine, si dhe ne vende te tjera evropiane si ne Gjermani, Holande dhe Austri.
Shume shpejt u be i famshem ne te gjithe Evropen per virtuozitetin e tij ne violine dhe mbi te gjitha ne saje te muzikes se tij instrumentale, qe realizonte me solistet, korin dhe orkestren e Konservatorit te Pietas. Vivaldi ishte nje njeri i pasur, por ne 10 vitet e fundit te jetes se tij, ra ne varferi. Ai vdiq me 28 korrik 1741, gjate nje vizite te tij ne Vjene, ku edhe u varros ne varrezen e te varferve. Kompozoi nje sere veprash, sa qe dikush thoshte se ai prodhonte muzike ashtu sikunder nje bukeberes ben buke. As me shume dhe as me pak, ai realizoi 554 kompozime, pjesa me e madhe koncerte, por edhe sonata, simfoni, opera... Por muzika qe i dha fame Vivaldit ne pjesen me te madhe, ishte muzika instrumentale, per te cilen perdorte me shume violinen dhe oboe. Ai perdorte "tre kohet " per koncertet e tij, qe konsistonin ne pjesen e pare e shpejte (alegro) nje pjese e lehte (adagio) dhe pjesa e fundit serish e shpejte (alegro).
Vivaldi realizoi muzike vokale, muzike dhome, muzike teatri dhe 46 opera, por askush nuk ka se si te mos e njohe edhe pas kaq kohe, "Kater stinet" apo Koncertin e Pranveres, nje veper arti qe imiton ne menyre perfekt tingujt e natyres me instrumente. Realisht koncerti eshte nje pershkrim i pranveres; zgjim i natyres, kenga e zogjve, murmurima e ujit, stuhia dhe zogjte qe nisin te kendojne pas pushimit te stuhise ...(!) Jane instrumentet qe realizojne mbi notat e Vivaldit, shushurimen e gjetheve te pemeve, te lehuren e nje qeni apo dhe ambientin e qete qe rrethon nje bari te pergjumur. Koncertet e Vivaldit u shnderruan ne nje model per te gjithe Evropen. Dhe kjo, jo vetem se koncertet e tij kishin nje shkathtesi te madhe, por edhe per teknikat e reja qe ai perdori ne violine. Shume njerez i kerkonin keshilla, Vivaldit si Carlo Tessarini, Guiseppe Fedeli, G. B. Somis, Pisendel... etj. Bach, nuk i kerkoi kurre keshilla, por ai e studioi vepren e tij dhe adoptoi formen e tre koheve qe perdorte Vivaldi. Handel, gjithashtu, adoptoi disa nga stilet e Vivaldit si koncertet me tre kohe. Por, Vivaldi nuk influencoi vetem bashkekohesit e tij. Nje shekull me vone, veprat e tij do te kujtoheshin nga Mendelson.