E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllen hetimet per dosjen e tre adoleshenteve nga Burreli

Prokuroria për Krime të Rënda mbyll hetimet ndaj tre adoleshentëve nga Burreli, që pasditen e 13 janarit vranë me armë zjarri shefin e krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, komisarin Musa Skuraj.
Për vrasjen e efektivit të policisë, do të gjykohet vetëm I pandehuri Fitim Alla, I cili është edhe personi që ka shkrepur “Kallashnikovin” në drejtim të komisarit, në momentin kur ky i fundit po tentonte t’ia largonte armën nga dora…Pas arrestimit 19 vjeçari Alla ka pretenduar se në momentin e shkrepjes së armës ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk mbante mend se çfarë kishte bërë…
Ndërsa të pandehurit Vilson Milkurti dhe Edison Lleshi akuzohen për “trasportim, shitje dhe blerje të municioneve luftarake” në bashkëpunim.
SIpas akuzës, vrasja e komisarit Skura që tashmë është shpall “dëshmor i atëdheut” ka ndodhur në vendin e quajtur Përroi i Keçit në fshatin Suç të Matit, ku efektivë të policisë të shoqëruar nga shefi i krimeve tentuan të arrestonin tre adoleshentet që po tentonin të trafikonin mbi 22 mijë fishekë luftarak të armës së llojit “Kallashnikov”…
Si pasoj e plagës së marr në barkë, komisari Musa Skuraj humbi jetën disa ditë më pas në një spital të Foggias në Itali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›