Prokuroria nis hetimet per kercenimin e Njazi Kosovrastit
Prokuroria e Rrethit Tiranë nisi hetimet pas kercenimeve qe mori perfaqesuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti.
Mbrëmjen e së martës Kosovrasti depozitoi kallëzimin penal për kanosje me jetë për shkak të detyrës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Paraditen e të mërkurës, policia ia kaloi kallëzimin prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Kosovrasti denoncoi publikisht gjatë mbledhjes së të martës në KQZ, për kanosje në drejtim të tij dhe familjes, gjatë debateve për ndarjen e mandateve për deputetë në qarkun e Lezhës.
Policia konfirmon se ka marrë në mbrojtje zotin Kosovrasti dhe familjen e tij.