E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen prona te Ilir Agos me vlere mbi 100 mije dollare

Skuadra e antikrimit financiar ka vendosur në sekuestro preventive 11 pasuri në pronësi të Ilir Agës. 
42-vjeçari i njohur edhe si pronari i lokalit Manhatan në zonën e ish Bllokut u arrestua mesnatën e të enjtes, pas denoncimeve për mashtrime në përfitimin e pronave nga ish pronarët me pretendimet e ndërhyrjes për rikthimin e tyre nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave.
“11 pasuri në pronësi të këtij shtetasi si troje, tokë are dhe lokale, të cilat kapin një vlerë prej 8444060 leke dhe 20992 $ amerikan, u bë ekzekutimi  dhe vënia e tyre në sekuestro preventive, mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë me vendim të datës 04.07.2013”, bëri me dije zëdhënësja e Policisë së Tiranës. 
Pas arrestimit në polici kanë mbërritur denoncime të tjera të shumta, për afera të dyshuari ku ishte implikuar Ago, dhe që ka të bëjë me mashtrimet e ish pronarëve për pronat. 
Më herët gjykata e rrethit kishte caktuar masë arresti me burg për 42-vjeçarin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›