E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllen minierat e arit ne Afrikeen e Jugut

Ndalojnë sërish punën minierat e arit në Afrikën e Jugut për shkak të një greve të përgjithshme të punëtorëve të cilët janë të vendosur për të kërkuar rritjen e pagave. 
Sindikatat, disa prej ët cilave të nisura nga kërkesat për një rritje rroge deri në 150 për qind kanë bërë të ditur se greva do të ndërpritej nëse kompanitë do të jepnin një shtesë prej 10 për qind. Por punëtorët duan më shumë. Javën e kaluar atyre iu ishte ofruar vetëm 6.5 për qind. 
Situata është përkeqësuar pikërisht për shkak të mungesës së nëj marrëveshjeje mes palëve. Presidenti i vendit Jakob Zuma ka bërë apel duke thënë se të dyja palët duhet të jenë të gatshme për të dhënë dhe për të marrë, dhe se grevat po ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit. 
Por në sfond ëshët dhe rivaliteti mes sindikatave, që prej vitit të kaluar konflikti social në ekonominë e parë afrikane ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 50 personave duke rritur dhe presionin ndaj presidentit, në prag të zgjedhjeve të reja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›