E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillip Riker vlereson zgjedhjet e 23 qershorit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë të suksseshme zgjedhjet e 23 qershorit. Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Filip Riker, gjatë takimit me zëvendësambasadoren Edit’h Harxhi në Slloveni, ka shprehur opinionin e tij dhe të Departamentit të Shtetit se zgjedhjet e 23 qershorit ishin një sukses për Shqipërinë. Sipas Riker, qeveria dhe Kryeministri Sali Berisha ka meritën për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve më të mira në Shqipëri.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Ministrisë së Jashtme, palët diskutuan mbi situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri, parlamentin e ri dhe përbërjen e tij. Po ashtu u diskutua edhe mbi sulmet e fundit ndaj institucioneve kushtetuese veçanërisht ndaj Presidentit, duke shpresuar se këto sulme nuk do të vazhdojnë më tej dhe se kjo do të ishte mënyra për të marrë, gjithashtu statusin e vendit kandidat brenda këtij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›