E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë fëmija për të cilin foli e gjithë bota

Teksa e gjithë bota foli për mrekullinë e shpëtimit të 13-vjeçarit në qytetin Erxhish, populli turk gjente forcë për të shpresuar tek kjo histori. Nga vendi ku dje u nxorën 10 kufoma, u nxor i gjallë edhe 13-vjeçari, mbi të cilin dallohej dora e “heroit të panjohur”, i cili kur kishte rënë tërmeti ishte përpjekur ta mbronte. Ai vdiq ndërsa fëmija u nxor i gjallë nga rrënojat.

Kur të gjithë menduan se të paktën kjo histori përfundoi me një fund të lumtur, ndodhi e papritura: Junusi nuk i përballoi dot plagët e marra nën rrënoja. Pas heqjes së të gjitha mbeturinave mbi trupin e tij, gjendja shëndetësore iu rëndua, teksa pak kohë më pas zemra e tij pushoi së rrahuri, Junusi i dha lamtumirën e fundit kësaj bote.

Me tu afruar ekipi i shpëtimit, Junusi pyeti për orën, kur mori përgjigjen se ishte rreth dhjetës (22:00 e natës së parmbrëmshme), Junusi tha “mos, qenka bërë vonë, mos i tregoni babait”.

Babai i Junusit mësoi menjëherë se fëmija i tij ishte nxjerrë nga rrënojat me këmbë e duar të thyera e po ashtu me frakturë në qafë. Menjëherë pas heqjes së rrënojave, fëmija pësoi gjakderdhje të brendshme, teksa më vonë dha shpirt.

Babai i tij shpjegon për të përditshmen turke “Sabah” se në shtëpinë e tyre nuk kishte pasur asnjë dëm. Por, nxënësi i klasës së katërt kishte shkuar në internet kafe, godina e të cilit u rrafshua. “Në shtëpinë tonë nuk ka asnjë dëm. Sikur të mos kishte shkuar në internet mbase edhe nuk do të kishte vdekur”, tha babai i Jusufit.

Në këtë mënyrë, fotoja e Jusufit me dorën e “heroit të panjohur” po bën përsëri sot gjiron e botës... Kësaj radhe jo për të treguar mrekullinë, por për të treguar se mrekullia mbeti e paplotësuar...

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2011-10-25 13:49
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›