E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllen shkarkimet mbi Drin nga Fierza e Koman

TIRANE - Shkarkimet në dy prej hidrocentraleve mbi kaskadën e lumit Drin janë ndërprerë, konkretisht në atë të Fierzës dhe Komanit, ndërsa shkarkime po kryhen vetëm në hidrocentralin e Vaut të Dejës. Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Leonard Beqiri, gjatë një konference për shtyp bëri të ditur se "që prej orës 12:00 nuk ka shkarkime nga HEC-et, veç atij në Vaun e Dejës". Kjo, sipas tij, pasi prurjet kanë rënë dhe se niveli i ujit mund të përpunohet. Sipas Beqirit, edhe në HEC-in e Vaut të Dejës shkarkimet janë në sasi të ulët, rreth 200 m3/s. Aktualisht, niveli i ujit ne hidrocentralin e Vaut të Dejës është 74.68 m. Sipas zv.ministrit Leonard Beqiraj situata në kaskadën e lumit Drin është stabilizuar dhe niveli i ujit në Fierzë ka zbritur në 290 metra. E përmirësuar situata hidrike paraqitet edhe në Koman dhe në Vaun e Dejës, ku niveli i ujit ka arritur respektivisht në 170.8 metra dhe 74.6 metra. Hidrocentralet vazhdojnë të jenë në punë me kapacitet të plotë, duke shfrytëzuar kështu të gjitha prurjet. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›