Shkodër, nis nesër mësimi në universitetin Luigj Gurakuqi
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë studentët se Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, do të nisë mësimin nesër më date 15 Janar 2010. “Ndërrmarja e Trajtimit të Studentëve”, prej ditës së sotme, ka gati të gjitha mjediset e qendrës studentore, për akomodimin e studentëve në konviktin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Ndërkohë në konviktet e shkollave të mesme profesionale të Shkodrës janë
të akomoduar ende banorë të zonave të përmbytura. Për këtë shkak Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se nisja e
procesit mësimor për këto shkolla do të shtyhet brenda një afati tjetër.
< I mëparshmi