Mbyllen thertoret në Tiranë, situata shqetësuese në 4 akse

Pesë thertoret në tregun e Kamzës janë mbyll për shkak se të mungesës së higjenës, vertifikatës të veterinarit dhe mos pajiseje me leje të aktivitetit. Produkti i pasigurt dhe shkelja e rregullave nga këto subjekte vunë në lëvizje agjensinë e mbrojtjes së konsumatorit, Inspektoriatin e ndërtimit urbanisitik dhe drejtorinë e higjenës për të bllokuar këto aktivitete. Geron Ibrahimi, drejtori i AMK thotë se do të jetë vazhdimisht në terren për të mos lejuar rihapjen e këtyre dyqaneve.
Ndërsa tregu në rrugën "Jordan Misja" është mbyllur për shkak të probleme me higjenën dhe sigurinë e ushimit. Drejtori i autoritet kombëtar i ushimit Genc Juka bënë një tjeter thirrje të drejtëpërdrejtë. Konumatorët duhet te tregohen të kujdeshëm dhe të shmangin blerjet në rrugën e Ndroqit, në aksin Fushë Krujë-Lezhë dhe Maminas- Gjiri i Lalëzit.
Deri më tani në rang vendi janë kontrolluar 800 subjekte, nga këto 450 subjekte janë mbyllur nga AKU dhe inspektoriatet e pushteti vendor. Ndërsa situata shqetësuese paraqitet Fier ndërsa Vlora dhe Durrësi janë përmirësuar.