E Diel, 1 Nëntor 2026

950-vjetori i Dioqezës së Sapës, Berisha, në meshën solemne

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë sot në meshën solemne të Jubileut në Katedralen “Nënë Tereza” në Vaun e Dejës me rastin e 950-vjetorit të Dioqezës së Sapës.
 

Në fjalën e tij, kryeministri ka vlerësuar kontributin e famulltarëve të kësaj Dioqeze në konsolidimin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar ndërsa ka rikujtuar edhe përndjeket që i janë bërë klerit katolik gjatë viteve të komunizmit.
 

“Kjo është një ngjarje e madhe për Dioqezën e Sapës dhe gjithë Shqipërisë. Në këto 100 vite Shqipëria ka patur aleat, Atin e Shenjtë dhe Vatikanin. Kleri katolik ka kaluar gjatë viteve të komunizmit, kalvarin më çnjerëzor të vuajtjeve. Ne duhet të ndërtojmë së bashku kishën e Shën Mërisë, ashtu siç ishte, për t1ia lënë brezave ” shtoi Berisha.
 

Kreu i qeverisë ka vlerësuar edhe tolerancën fetare që mbizotëron në Shqipëri si një vlerë kombëtare. “Toleranca ndërfetare është dëshmi e një trashëgimie të veçantë të popullit shqiptar” shtoi kryeministri.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›