Qeveria e Egjiptit mohon mbylljen e ueb-sajteve
Qeveria e Egjiptit ka hedhur poshtë akuzat për ndërprejen e rrjeteve sociale, Twitter dhe Facebook, duke thënë se ekzekutivi respekton lirinë e të shprehurit.
Facebook dhe Twitter thuhet se janë përdorur nga protestuesit për shpërndarjen e informacioneve dhe koordinimin e aktiviteteve protestuese.
Egjipti është përfshirë nga protestat që bëjnë thirrje për largimin e presidentit Hosni Mubarak.