E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule Shqiperia te mos rrezikoje anetaresimin

Pas ngjarjeve te 21 janarit, Brukseli ka shtuar dyshimet për aftësitë e Shqipërisë për t’u bërë vend kandidat i Bashkimit Europian.  Komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle, ka debatuar sot me deputët e Bashkimit Europian duke mos e fshehur zhgënjimin e tij për situatën e krijuar në Shqipëri. Zoti Fule bëri thirrje për një koordinim më të mirë të institucioneve Europiane në monitorimin e Shqipërisë.

"Une dua te shpresoj se  dy drejtuesit politike i kuptojne pasojat e renda te politikes dhe te veprimeve te tyre. Duhet kuptuar qe nuk mund dhe nuk duhet vazhduar me keshtu. Keto gjera qe ndodhin u bejne dem te gjitheve, u bejne dem interesave sidomos te qytetareve shqiptare. Ne i kemi derguar nje leter qeverise per problemet e raportit te progresit, ku kemi theksuar ndryshimet qe duhen bere. Edhe zgjedhjet jane trajtuar si çeshtje e veçante dhe kemi thene se moszgjidhja mund te kete pasoja.  Jemi përpjekur të ndimojmë palët për të arritur një marveshje politike. Kemi biseduar per kete qellim ne Sekretarin e Pergjithshem te Keshillit te Evropes, me stafin e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, me OSBE-ne, e  me institucione te vendeve te tjera. Ne po mundohemi ti bashkojme te gjitha per nevojen e angazhimit per kete problem”, tha Stefan Fule, Komisioner per Zgjerimin BE.
 
Komisioneri për zgjerimin vlerësoi praninë e  Mirosllav Lajçak, të dërguarit të shefes së diplomacisë Europiane Ketrin Ashton, në Tiranë dhe shpreson në një zgjidhje emergjente të problemit që po mban pezull Shqipërinë.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›