Aktivistët bjellorusë mund të përballen me 15 vjet burg

Bjellorusia do të vërë para gjyqit mbi 30 aktivistë të arrestuar në protestat e dhjetorit, kundër rizgjedhjes së Aleksander Lukashenkos president.
Ministri i Brendshëm, Anatoli Kuleshov, tha se gjykimi do të nisë në fillim të muajit shkurt. Ai tha se “të arrestuarit mund të përballen me 15 vjet heqje lirie”.
Perëndimi i ka dënuar ashpër arrestimet paszgjedhore në Bjellorusi, që përfshijnë edhe udhëheqës të opozitës.