Mbyllet TIFF ndan 11 cmime
Me plot 11 cmime u mbyll edicioni i tete i Tirana International Film Festival i cili pergjate 6 ditesh solli ne Shqiperi 83 filma nga te gjitha anet e globit. Trofeu per filmin me te mire i shkoi filmit cek me metrazh te gjate Woman in temptation me regji te Jiri Vejdelek me motivacionin Per nje perzierje te jashtezakonshme te fateve te personazheve luajtur bindshem krijuar me nje regji mjeshterore. Te tjera cmime ishin Aktori me i mire me te cilin u nderua Enver Petrovci per interpretimin ne filmin Gomaret e kufirit me motivacionin Petrovci me lojen e tij e beri personazhin qe luajti shumedimensional te dashur dhe te urryer nga shikuesi ne te njejten kohe. Tashme mund te themi se menyren e aktrimit te tij e shnderroi ne stil. Ndersa Aktorja me e mire u shpall Sandrine Bonnaire per interpretimin ne filmin Queen to play. mimi Regjisori me i mire i shkoi iranianit Mohammad Reza Vatandoost per filmin When the lemon turned yellow ndersa mimi i publikut i shkoi filmit italian Late summer. Juria e medias shpalli si filmin me te mire prodhimin korean Sky and sea nga Oh Dal-kyun. Dita e fundit e festivalit iu dedikua filmave shqiptare prej te cileve doli edhe me i miri dhe pikerisht filmi nga Kosova Tri dritare me regji nga Fatjon Bajraktarit. Per filmat me metrazh te shkurter u ndane disa cmime si Filmi me i mire eksperimental qe i shkoi filmit Family Portrait nga Finlanda. Me cmimin Filmi me i mire i animuar u nderua filmi francez Venus de Rabo i Francois Bertin. Filmi me i mire dokumentar u perzgjodh produksioni belg Out of love i Brigitta Stromae ndersa per kategorine fiction u dhane dy cmime Filmi me i mire fiction per filmin Death by suffocation dhe cmimi special nga juria qe e mori filmi fiction nga Danimarka Beast. Gjate diteve te festivalit i cili kete vit u zhvillua ne ambientet e ish-Shtepise Qendrore te Ushtrise por edhe ne kinemane e Arkivit Qendror te Filmit u zhvilluan dy aktivitete-homazh ne nder te dy aktoreve shqiptare Bekim Fehmiu dhe Llazi Serbo. Nje homazh iu kushtua edhe regjisorit dhe aktorit francez Claude Chabrol i ndare nga jeta nje vit me pare.