Diplomatja ruse Shqiperia nje perle e fshehur
Ajo zhvilloi bisedime intensive ne Ministrine e Kultures Shqiptare ku prezantoi edhe nje pakete me propozime qellimi i te cilave eshte zhvillimi i shkembimeve kulturore midis dy vendeve. Qellimi kryesor i vizites sone ishin bisedimet per organizimin e Diteve te Kultures Ruse ne Shqiperi ne vitin 2011. Shpresojme se protokolli i ketyre diteve do te nenshkruhet ne
janar 2011 gjate vizites se kolegeve tane shqiptare ne Moske u shpreh Selezneva. Sipas saj ky eshte momenti kur te gjitha interesat midis nesh perputhen.
Si shkoi vizita juaj treditore ne Shqiperi A i permbushi ajo pritshmerite tuaja
Mendoj se eshte heret te flasim per rezultatet e kesaj vizite. Mund te them se bisedimet dypaleshe dhe vizita ne pergjithesi u karakterizua nga nje fryme konstruktive. Kjo ishte vizita ime e pare ne Shqiperi e ndihmuar se tepermi edhe nga Ambasada Ruse ne Tirane e cila me impresionoi mjaft. Zhvilluam bisedime me zevendesministren shqiptare te Kultures znj. Suzana Turku nderkohe qe vizituam edhe qytetin e Elbasanit dhe ate te Durresit.
Cili ishte qellimi i kesaj vizite
Qellimi kryesor i vizites sone ishin bisedimet per organizimin e Diteve te Kultures Ruse ne Shqiperi ne vitin 2011. Shpresojme se protokolli i ketyre Diteve do te nenshkruhet ne janar 2011 gjate vizites se kolegeve tane shqiptare ne Moske. Biseduam dhe per organizimin e Diteve te Kultures Shqiptare ne Rusi ne 2012. Diskutuam edhe per nje projekt tjeter te rendesishem qe ka te beje me filmin e bazuar ne veprat e shkrimtarit te shquar shqiptar Ismail Kadare. Me ane te ketij filmi ne kemi si qellim nxjerrjen ne pah te atyre vlerave njerezore midis dy vendeve tona qe u nderprene dramatikisht ne mes te shekullit XX. Nga bisedimet kuptuam se shikuesi i gjere shqiptar ka interes jo vetem per filmat moderne ruse por edhe per ata te vjeter. Ne do te bejme propozimet tona perkatese. Sic shihet ka vend per bashkepunim midis vendeve tona dhe mirekuptim i plote u demonstrua nga te dy palet. Koleget shqiptare do te shikojne me kujdes portofolin me propozimet tona dhe ne do ti presim ata ne Moske ne janar te 2011-s per te rene dakord dhe per te konkluduar rreth pikave te perbashketa te bashkepunimit tone. Ne te njejten kohe koleget tane shqiptare u shprehen pozitive per zhvillimin e galase se baletit ne Shqiperi. Mendoj se do te jete interesante nese ky aktivitet shoqerohet edhe me nje ekspozite fotografike mbi historine e baletit. Diskutuam edhe per mbremjen e solisteve ruse te operes ne Shqiperi dhe ata mund te japin koncerte me orkestren shqiptare qe eshte shume e mire. Ne po largohemi nga Shqiperia me idene se do te kemi mundesi per realizimin e te gjitha ketyre ideve dhe jemi absolutisht te bindur se kemi gjetur mirekuptimin e plote te pales shqiptare. Ne shpresojme se propozimet tona do tu pershtaten te dyja paleve.
Kjo vizite ishte pjese e axhendes apo ka nje arsye perse zhvillohet pikerisht tani
Ne kemi kenaqesine te verejme se marredheniet midis Shqiperise dhe Rusise po zhvillohen ne nje menyre konstante hap pas hapi. Pervec perpjekjeve te pareshtura te bashkatdhetareve tane respektive per te afruar akoma me shume te dy vendet tona sigurisht nevoja e shtetit duhet dhe kjo eshte e ndjeshme. Gjithashtu shteti eshte organizatori i aktiviteteve me te rendesishme. Sigurisht vizita jone eshte rezultat i perpjekjeve te perfaqesuesve te dy shteteve. Mendoj se ky eshte momenti kur te gjitha interesat perkojne. Me duket se potenciali i komunikimit midis dy vendeve ka vend per zhvillim. Shqiperia eshte shume interesante ne aspektin e turizmit kulturor. Te pasionuarit pas kultures bizantine greke dhe romake gjithmone do te hasin dicka me interes ne Shqiperi. Ne e dime se shume objekte dhe monumente ne vendin tuaj jane deklaruar pjese e trashegimise kulturore boterore. shte shume terheqese per bashkatdhetaret e mi ti shohin keto gjera me syte e tyre dhe jo vetem ne libra dhe ne emisione televizive. Edhe ata qe e duan detin e gjejne ate lehtesisht ne Shqiperi.
Thate se vizituat Elbasanin dhe Durresin perse zgjodhet keto qytete
Gjate vizites ne qytetin e Elbasanit gjetem nje interes te jashtezakonshem te perfaqesuesve lokale per ansamblet folklorike ruse. Na treguan dhe per festimet e jashtezakonshme qe zhvillohen ne kete qytet me rastin e Dites se Veres cdo 14 mars si dhe koncertin qe jepet per kete feste. Ata shprehen interes qe edhe nje grup i Ansamblit Rus te marre pjese ne kete koncert. Kete deshire do ta percjellim ne kthim dhe mendoj se do te realizohet edhe kjo ide. Gjithashtu me pelqen ideja e zhvillimit te nje koncerti ne vend te hapur ne Durres ku ju keni nje amfiteater te bukur.
dimension ze kultura ne marredheniet aktuale midis dy vendeve tona A ka ndonje marreveshje qe po zbatohet aktualisht ne kete fushe
Tani po perpunojme nje marreveshje nderqeveritare ne fushen kulturore arsimore dhe turistike midis dy qeverive. Ne shpresojme se gjate vizites se kolegeve tane shqiptare ne Moske do te nenshkruhet edhe programi i bashkepunimit konkret. Nepermjet Ambasades Ruse ne e kemi paraqitur kete marreveshje ne Ministrine e Kultures shqiptare. Gjate bisedimeve te fundit ne diskutuam edhe detajet e kesaj marreveshjeje. Gjithashtu ekziston edhe nje marreveshje ne nivel ministror. Shpresojme ti nenshkruajme keto dy marreveshje ne janar te vitit 2011.
Mendoni se eshte e nevojshme ngritja e nje strukture per promovimin e shkembimit kulturor midis Shqiperise dhe Rusise
Sigurisht marredheniet do te ishin me aktive dhe me te qendrueshme nese do te kishim nje mbeshtetje financiare. Kjo smund te ndodhe ne nje te ardhme te afert sepse ne akoma nuk kemi gjetur sponsore financiare. Shpresojme se perfaqesuesit e biznesit nga te dy vendet te shikojne mundesine e venies ne jete te kesaj ideje. Urojme qe aktivitetet qe ne do te organizojme ne dy vitet e ardhshme te na sigurojne perkrahje ne kete drejtim.
Ne kete stad te ri te marredhenieve globale cili eshte mendimi juaj per perspektiven e lidhjes midis Shqiperise dhe Rusise
Jam dakord me ju kur thoni se bota po jeton nje stad te ri te marredhenies njerezore. Bota eshte bere me e vogel dhe me delikate. Me shume se kurre popujt kane nevoje per njeri- tjetrin dhe ata duhet te tregojne mikpritje. Per mendimin tim nuk ka vende te vogla. Secili vend do te tregoje dhe promovoje kulturen dhe trashegimine e tij kulturore. Ne kete aspekt per shume nga bashkatdhetaret e mi Shqiperia eshte ende nje perle e fshehur ne fund te detit. Dhe me duket se ka ardhur koha per ta zbuluar kete bukuri.
RUDINA HOXHA