Festat nis fluksi i ardhjeve te emigranteve
Ndersa nje pjese e mire e shqiptareve po udhetojne drejt vendeve te BE-se vetem me pasaporte biometrike gjate fundjaves eshte shenuar nje fluk emigrantesh qe do te kalojne pushimet e fundvitit ne atdhe. Ne portin e Durresit apo dhe pikat e kalimit kufitar te Kakavijes e Kapshtices jane shenuar mijera persona qe kane hyre nga Italia apo Greqia. Ne Durres dje u ankoruan 5 tragete nga ku kane zbarkuar mbi 5200 shtetas si dhe 740 mjete. Per te perballuar fluksin ne kete pike policia kufitare ka vene ne sherbim te emigranteve 30 sportele qe sherbejne per perpunimin e te dhenave ne hyrje ndersa ka shtuar dy pika dalese per mjetet. Ne Kakavije kane hyre mbi 2 mije persona ndersa ne dalje ka pasur 400 vete. Ne kete pike kufitare jane shenuar dhe kthimet e udhetareve me pasaporte ku dje u eshte refuzuar te vazhdojne udhetimin 49 personave.