Takimi i Fan Nolit me Don Kishotin
Disa dite me pare prof. Alfred Uci mbushi 80 vjec. Me kete rast miq shoke e kolege nxituan ti uronin jete te gjate e te bardhe ndersa vete profesori mendoi tu bente dhurate vepren e tij me te fundit Filozofia e Donkishotizmit rezultat vitesh te gjata pune
Sebepciu qe i tregoi Servantesit nga sa dihet per here te pare udhen drejt Shqiperise ka qene Fan S. Noli 1882-1965. Ne fatin e nje mergimtari te perjetshem
qe nuk arriti te cmallej mjaft me atdheun ai pat gjetur cuditerisht ngushellim te romani qe rrefente jo thjesht hallet e zhgenjimet te nje kaloresi te arratisur nga Gadishulli Iberik te cilin e nisi me 1932 per ne cepin tone te Ballkanit qe te seliste e ringjallte ca shpresa dhe enderrime te porsashembura. Aq fort i pat pelqyer ky roman saqe vendosi ta shqiperoje dhe me kete akt vulosi vizen e hyrjes se romanit Don Kishoti te cilin e beri nje kumt per bashkebisedim me ata qe vazhdonin ti besonin Dhespotit emigrant. Qysh nga SHBA para se te mberrinte ekzemplari i pare i librit ne Shqiperi Fan Noli iu drejtohej lexuesve shqiptare me keto fjale Ka nja njezet a tridhjet kryevepra letrare te cilat sduhet te vdese njeriu para se ti kendonje. Nje prej ketyre eshte Don Kishoti i shkrimtarit spanjoll Servantesit. shte dhurata me e lezecme qe mund tju bejme kendonjes te dashur. Jemi te sigurt qe do ta shijoni. shte e pamundur te mos ju pelqeje.
Autoritetet shteterore me zor e lane te hynte dhe u perpoqen ta sakatonin duke ndaluar Introduktenparathenien e shkruar nga perkthyesi ku paraqiste domethenien e ketij romani dhe rendesine qe do te kish kjo dhurate per shqiptaret e asaj kohe. Regjimi zogollian pati frike nga kumti i shqiperuesit por sherbetoret e paditur te censures se tij nuk u treguan te afte te kapnin enigmen e vertete te romanit dhe do te jene shkulur se qeshuri me aventurat e lezetshme te nje te marri te pademshem u mjaftuan te ndalojne Introdukten qe sia paten marre vesh kuptimin. Deri sot nuk e kam shkoqur te verteten perse ne shtepine time pat shpetuar nje kopje e librit qe e kishte Introdukten e Nolit.
Per here te pare kete liber e pata lexuar ne moshen e adoleshences dhe mbaj mend mire se ckenaqesi te madhe me dhuroi historia e habitshme e qesharake mbi aventurat zbavitese te Kaloresit te Mances e te shqytarit te tij besnik Sanco Pances. Qysh nga leximi i pare Don Kishoti me ndihmoi te kuptoja se cforce magjepse kane ca libra qe te pushtojne te roberojne dhe te percjellin gjithe jeten. Pastaj kur jeta tregohej doreshternguar ne gezime dhe sa here ajo te mashtronte me eufori shpresash te kota sa here kam pas ndier zbrazeti gerryese ose kam qene pushtuar nga vale trishtimi e hidherimi kam zgjatur doren ne raftin e librave te parapelqyer dhe kam gjetur ngushellim e kenaqesi te mirefillte duke rilexuar librin mbi aventurat e te famshmit Don Kishot.
Edhe tani ne dite gezimesh por edhe dramatike kur njerezit jane te mbingarkuar me endrra te humbura e me shpresa te vrara qe percillen me pasiguri e shqetesime te shumellojshme para grykes se tunelit te erret te jetes diku larg nga fundi i te cilit njerezit besojne te takojne Arkadine Perrallore pra edhe ne kete kohe qe e quajme per mire e per keq kohe tranzicioni kam nisur qysh nga viti 1995 nje varg esesh per romanin e Servantesit duke qene fort i bindur se Don Kishoti eshte liber qe dialogon edhe me kohen tone. Per kete qellim zgjodha po ate kendveshtrim qe e perdora edhe per tre librat e tjere te asaj kohe Shekspiri ne boten shqiptare 1996 Dostojevski ne kohen tone 1997 dhe Ferr-Parajsa e Dante Aligierit 1998.
Kerkona te sqaroja ne kushtet e lirise se mendimit per vete e per lexuesit tre pyetje qe i kisha pasur peng Cili eshte shkaku themelor estetik qe ze vend te patundur ne historine e letersise boterore ca libra qe perfshihen ne cdo liste me emrat me te pakte te gjenive te fushes se letersise Ku qendron universaliteti i vlerave dhe i mesazheve te veprave te tilla qe dialogojne me shume shekuj te qyteterimit njerezor A na rrefejne ndonje gje te rendesishme edhe per historine e jeten e kombit tone per te sotmen e te ardhmen tone Keto pyetje e ky kendveshtrim me nxiten gjithashtu te shprehesha edhe per Servantesin e romanin e tij Don Kishoti.
Fan.S.Noli ka merite te trefishte ndaj lexuesit shqiptar per takimin e pare qe organizoi me Servantesin dhe me romanin Don Kishoti. Ne kushtet e motit te zgjatur te zbrazetive te njohjes se lexuesit shqiptar me me te medhenjte e letersise boterore ua beri te mundur bashkatdhetareve te shkolluar kontaktin me kryevepren e Servantesit duke ia shtuar keshtu listes se perkthimeve qe kish hartuar me kujdes per ti shqiperuar. Kjo zgjedhje me siguri duhet te kete pasur kuptim te dyfishte ne kohen kur Shqiperise i ishte imponuar perdhunshem e ashtuquajtura Mbreteri si nje akt vertet donkishotesk ne kuptimin e mirefillte te fjales. Nuk duhet te kishte qene aspak e thjeshte dhe aq e vogel kjo deshire e perkthyesit sepse ato kohe kish asish sic vazhdon te kete edhe tani njerez qe zoteronin ndonje gjuhe te huaj te cilen mund ta perdornin per te fituar lavdi e fame te pakten sancopanciane domethene jo aq shpirterore sesa materiale financiare duke perkthyer e vene ne qarkullim romane si Ura e Psheretimave ose sic po ndodh edhe ne ditet e sotme ndonje roman tejet te munguar me permbajtje te mirefillte pornografike nga ato me te shiturit e me fitimpruresit ndoshta per ti dhene nje dore te munguar shpejtimit te sterzgjatur per tu perfshire kulturalisht ne Bashkimin e adhuruar Europian qe shumekush e barazon me Arkadine e enderruar te Don Kishotit.
Fan Noli nuk e perktheu por e shqiperoi nje prej veprave me te medha e me te veshtira te letersise boterore dhe na kumtoi nje mesazh te vlefshem per te mesuar edhe lexuesit e sotem te njohin e ti dallojne midis perkthyesve te kohes sone qe turren per te fituar pakez lavdi me dy menyra ose duke shtuar apo ndrequr dicka nga vepra te perkthyera me pare qe shpejtojne ti ribotojne per te fituar ose duke i perkthyer vete per here te pare ama keq shume keq vepra te shquara me qellim qe te ngjyejne kafshaten e fames se tyre ne lengun e perkthimeve qe katranosin me leje e pa leje. Ne te tilla raste eshte me mire ta braktisesh kete zanat te veshtire sic bente Kaloresi guximtar i famshem Don Kishoti kur e kuptonte se sish i zoti te perballonte nje ushtri te mbrapshte bagetish. Me kete nuk duam te themi se cdo kryeveper e perkthyer nje here nuk ben te riperkthehet edhe here tjeter per me mire se fatbardhesisht tashme ekzistojne mjaft perkthyes te afte qe nuk kane per tu turperuar duke u krahasuar me kryemjeshtrat e njohur te shqiperimeve.
Per kulturen shqiptare perkthimi i Don Kishotit ka jo vetem meriten e shqiperimit te nje kryevepre qe ishte perkthyer ne gjithe gjuhet e botes por ka qene edhe nje kontribut i shquar ne begatimin e gjuhes sone qe deshmohet e begate si edhe spanjishtja e Servantesit madje perkthyesit e rinj kane nje model te persosur shqiperimi nga i cili mund te mesojne mjeshterine e veshtire ne kete fushe te kultures. Lexuesi yne ka qene me fat te mbare qe edhe vellimi i dyte i Don Kishotit meriton levdata te mira i shqiperuar mjeshterisht nga Petro Zheji. Ne dy botimet e fundit 1976 dhe 2006 te Don Kishotit eshte ruajtur varianti fanolian i perkthimit te vellimit te pare per te mos harruar vlerat e asaj pune te madhe te bere nga Fan Noli per ta begatuar intelektualisht lexuesin shqiptar. Habitesh se cfuqi e madhe eshte perdorur nga peshkopi ne nje kohe kur mbyllte nje varg shtegtimesh tragjike dhe betejash te humbura te ngjashme me ato te Don Kishotit instrumentet e te cilave nuk i zevendesoi me arme te hekurta por me ato libra dritedhenese qe i kujtoi Kaloresi i Fytyres se vrerosur ne castin e fundit te jetes se tij heroike.
Noli ka meriten se ne Introdukten parathenien por edhe ne materiale te tjera ka dhene nje interpretim vertet origjinal te kuptimit te romanit ne pergjithesi dhe te kryeheronjve te tij Don Kishotit e Sanco Pancos duke dashur te beje nje paralelizem te sakte dhe interesante me problemet e renda sociale qe ishin grumbulluar ne realitetin e atehershem te vendit tone kur nje varg personalitetesh te shquar te mendimit e letrave shqipe ne vitet 30 ishin te shqetesuar dhe meditonin per to dhe shprehen pikepamje qe jane interesante edhe per kohen tone. Para botimit te Introduktes Parathenies bashke me romanin e perkthyer ne gazeten Republika qysh me 1930 Fan Noli pat botuar artikullin me pyetjen Don Kihoti apo Don Kishoti mesa duket shfaqte shqetesimin e tij per tia pershtatur edhe emrat e pervecem dhe llagapet gjuhes popullore shqipe duke mos e cenuar kuptimin specifik qe kishin ne tekstin spanjisht here si tituj fisnikerie sojllijsh e here emra popullore te folklorit. Me kete hap dhe ne aspekte te tjera linguistike Fan Noli te habit me pershtatjen e bukur jo vetem gjuhesore te romanit spanjoll por edhe me interpretimin origjinal te tekstit spanjisht perqasur kontekstit specifik social historik e kulturor te Shqiperise se atehershme. Ky interpretim nxiti qysh ne ate kohe mendimin kritiko-letrar e social-politik dhe estetik te personaliteteve per ta bere objekt diskutimi kuptimin dhe rendesine e Don Kishotit per vendin tone.
Artikujt e fillimit te viteve 30 deshmojne se Noli kishte njohur nje literature te gjere ne gjuhe te ndryshme per kete teme dhe pat sintetizuar qendrimin e tij kritik qe ia mundesoi kesisoj interpretimin e tij origjinal. Ne nje artikull ai pat shkruar Mi Don Kishotin kane shkruar me mijra kritika. Me te shumet e ketyre jane lajthitur sadoqe kritikat e tyre na duken te bukura e te thella. Ca nga keta si shkrimtari rus Turgenjev na e paraqitin Don Kishotin si nje kryetrim tragjik ne nje radhe me Hamletin. Te tjere si shkrimtari frenk Anatol Frans na e paraqitin si nje palaco komik me te cilin qeshin ciliminjte. E verteta qendron ndryshe. Don Kishoti eshte tragjik subjektivisht domethene per veten e tij dhe eshte komik - objektivisht domethene per te jashtmit. A mund te quhet atehere tragjikomik Ndofta po as kjo si pershtatet tamam se Don Kishoti eshte nje ceshit me vete. Nejse kjo ska shume rendesi per te kuptuar mire Don Kishotin. Rendesine kryesore per kete mesele e ka perkatesia sociale e Don Kishotit e bejlurcinave. Shumica e kritikeve as e permendin kete gje ndonse kjo eshte rrenja e karakterit te Don Kishotit.
Perse Noli mban qendrim kritik ndaj pikepamjes se Turgenievit Ne mendojme per dy arsye Se pari sepse e quan te tejkaluar interpretimin nga pozicioni i estetikes romantike dhe beson se me drejt eshte ta interpretosh nga pozitat e nje realizmi social kritik Turgenievi si artist i madh e ndiente qe Don Kishoti eshte i vellai i Hamletit por kete vellazeri u perpoq te na e provonje me perralla romantike dhe jo ashtu sic eshte ne realitet.
Se dyti koncepsioni i Turgenievit nuk i perqasej synimit te Nolit per ta perfshire Don Kishotin ne kontekstin e realitetit shqiptar dhe per ta afruar me pikepamjen e tij origjinale te krahasuar jo vetem me ate te Turgenievit por edhe kritikesh te tjere letrare. Gjithsesi te artikujt e vitit 1930 Fan Noli sintetizon thelbin e interpretimit te tij per romanin dhe kryeheronjte e tij duke e konsideruar nje nga kryeveprat me te medha te letersise boterore. Ai permend faktin se kritiket e studiuesit kryesore ndahen ne pikepamjet e vleresimet e tyre per kete veper ne shume drejtime nga qe eshte veper komplekse. Ai theksonte se mjaft syresh ku perfshihej edhe Gete kane parapelqyer pjesen vellimin e pare te romanit kurse te tjeret cmojne me lart pjesen e dyte. Noli thote se pjesa e pare me te drejte ia beri emrin Servantesit te pavdekshem por edhe suksesi i pjeses se dyte nuk ishte me i vogel se i se pares. Sidoqofte vazhdon Noli Don Kishoti i Mances ka qene per cdo kohe e per cdo vend nje nga veprat me popullore te botes popullore edhe per ciliminjte edhe per filozofet e vrenjtur si Kanti dhe Shopenhaueri Eduard Ficgeraldi perkthyesi ne anglisht i Omer Kajamit e quan vepren me te lezetshme te botes.
Percaktim nolian i vleres dhe i qellimit te romanit te Servantesit mund te mos vihet ne dyshim e mund te perligjet vetem po qe se pranohet se eshte vetem nje supozim e pershpjegim midis nje numri te madh pikepamjesh te tjera e te ndryshme qe ishin paraqitur deri atehere. Nga ana tjeter percaktimi nolian mund te pranohej plotesisht vetem se ka ekzistuar objektivisht nje realitet social i Spanjes se shek. XVII i perafert me realitetin shqiptar te viteve 20-30 te shek. XX. Noli ka menduar drejt kur thekson se si njeri vend ashtu edhe tjetri kane qene ne nje periudhe tranzicioni kalimtar e rilindes te Renesanses nga Mesjeta feudalizmi ne kohen moderne ne kapitalizem domethene nje gjendje midis prapambetjes dhe perparimit.
Dhe pikerisht permes ketij paralelizmi Fan Noli arrin te shprehe jo vetem perfytyrimin e tij per fakte historike por edhe per kuptimin e vleresimin qe do te gjenin kryeheronjte e romanit te Servantesit ne Shqiperine e atyre koheve te shtegtimit te tyre te pare prandaj edhe u drejtohet njekombasve me rekomandimin qe ta mirepresin Don Kishotin sepse libri i mencur i Servantesit do ti ndihmonte per tu njohur me ca te verteta te jetes se tyre qe nuk kapen per shkak te perditshmerise monotone te jetes se rendomte E kini u thosh perkthyesi lexuesve njekombas arnaut te kulluar me silah e tizga qe me koken prapavajtese i bien trimerisht murit modern te celikte. Ka qene nje merite historike e Fan Nolit qe themeloi me idete e tij nje shkolle te vertete shqipe te mendimit kritiko-letrar qysh ne gjysmen e pare te shek. XX.
Prof. Alfred Uci