LEZHE/ Dy aksidente ne 20 minuta nje i vdekur
LEZHE - Dy aksidente te njepasnjeshme ne harkun kohor te 20 minutave kane ndodhur ne rrethin e Lezhes. Aksidenti i pare u shenua ne rrugen nacionale te vjeter Lezhe Shkoder rreth ores 17.00. Pikerisht ne afersi te kryqezimit te fshatit Raboshte nje motor eshte perplasur me nje veture Skoda me targe Sh 66 95 E. Si pasoje e kesaj perplasjeje ka gjetur vdekjen e menjehershme Prend Paloka 40 vjec nga fshati Merqin i rrethit te Lezhes. Ndersa drejtuesi i autovetures eshte shoqeruar ne policine e Lezhes ne pritje te zbardhjes se rrethanave te aksidentit. Aksidenti tjeter ka ndodhur ne oren 17. 20 minuta ne Gjader po te rrethit te Lezhes ku nje makine e ushtrise ka perplasur nje ciklomotor drejtuesi i te cilit mbeti i plagosur.