Mbyllet aplikimi për garën universitare

E diela ishte afati i fundit i plotësimit të formularit A2, ku maturantët përzgjedhin 10 degët që parapëlqejnë për të ndjekur studimet.
Të dhënat bëhen të ditura nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, e cila thekson gjithashtu se fituesit do të shpallen në javën e parë të shtatorit. Maturantët që nuk i kanë marrë provimet në fazën e parë dhe që do t’i japin ato në shtator, do të kenë një shans për të shkuar në universitet me anë të plotësimit të Formularit A3.
Megjithatë, shansi i tyre nuk është i njëjtë me bashkëmoshatarët që janë regjistruar në fazën e parë, pasi nuk do të kenë shumë mundësi zgjedhjeve. Kjo kategori do të mund të regjistrohet vetëm në ato degë ku ka vende bosh. /Start/
2012-08-06 09:29