E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, 137 persona shkojnë në pranga për trafik organesh

Sipas Ministrisë së Sigurisë Publike, ky operacion i ndërmarrë në 18 provinca dhe rajone mundësoi shpëtimin e 127 personave që po përgatiteshin të bënin dhurimin e një organi për para.

Operacioni u ndërmor pas skandalit të zbuluar në muajin prill nga një student, i cili kishte shitur gjithashtu një nga veshkat e tij për të blerë një iPhone dhe një iPad.

Shtatëmbëdhjetë-vjeçari ishte paguar 3 500 euro. Pas operacionit ai ka pasur probleme në aparatin e frymëmarrjes dhe jeta e tij është në rrezik, sipas agjencisë kineze të lajmeve, “Hsinhua”./Start/

                                                                                             2012-08-05 19:46
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›