E Shtunë, 31 Tetor 2026

E marta përvëluese

I nxehti afrikan ka përfshirë rajonin e Mesdheut, ku po regjistron temperatura tejet të larta në Spanjë, Portugali, Italinë e jugut dhe në Greqi.

“Qarkullimi i masave ajrore nga Afrika është në fazën e tretë. Kjo fazë do të jetë më e fuqishme, duke bërë që temperaturat që jenë mbi 40. Dje janë shënuar temperaturat 38.4, ndërsa sot parashikohet që të shkojë deri në 40 gradë në disa zona. Dita më e nxehtë do të jetë dita e nesërme që do të shkojë deri në 42 gradë”, thotë meteorologia Lajda Porja. Ajo bëri me dije se zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të jenë me mot të qëndrueshëm në 15 ditëshin e parë të gushtit, ndërsa dhjetëditëshi i fundit do të shoqërohet me reshje shiu. /Start/

                                                                                             2012-08-06 09:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›