E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet censusi disa nga pyetjet mund te mos publikohen

Te dhenat fillestare pritet te perpunohen ne kater javet e ardhshme

Censusi 2011 nje proces qe kushton rreth 15 milione euro mbylli dje fazen paraprake te grumbullimit te te dhenave ne terren dhe nisi perpunimin e tyre. Sipas rregullave te Bashkimit Europian qe nje pyetje te quhet brenda standardeve duhet te kete marre pergjigje nga me shume se 95 per qind e popullates.

Censusi i Popullsise dhe Banesave perfundoi fazen ne terren. Kjo faze ka perfunduar me sukses te plote dhe gjej rastin ketu te falenderoj te gjithe qytetaret per kontributin e tyre ne kete proces te rendesishem statistikor per vendin tone deklaroi drejtoresha e INSTAT Ines Nurja.

Censusi i ketij viti duket se do te mbahet mend jo aq shume per rezultatet e tij se sa per debatin politik qe e shoqeroi per shkak te dy pyetjeve fakultative per perkatesine etnike dhe fetare te popullates.

Nje muaj pas mbledhjes se materialeve nga terreni INSTAT do te pergatise publikimin e te dhenave paraprake. Ne keto rezultate do te kete informacion mbi numrin e popullsise rezidente ne Shqiperi te ndare sipas prefekturave dhe gjinise numrin total te banesave te banuara dhe te pabanuara etj. u shpreh Nurja dje.

Duke vertetuar edhe nje here karakterin politik te debatit qe shoqeroi kete proces statistikor Kryeministri Sali Berisha i kushtoi nje fjalim te gjate ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike. Berisha pershendeti censusin e ketij viti duke deklaruar se eshte me i mire se sa censusi i vitit 2001 kur vendi drejtohej nga aleati i tij aktual Meta. Kryeministri shkoi me tutje kur komentoi se si kane ecur censuset ne historine e vendit duke klasifikuar si brenda standardeve vetem censuset e kryera ne kohen e Mbreterise dhe ate te ketij viti por duke refuzuar si te keqija te gjitha censuset e tjera.

Ne qofte se analizon historine e regjistrimit te popullates ne kete vend gjen nje proces qe ne teresine e tij ka pasur problematika te shumellojta. I realizuar ne kohen e Mbreterise pa diskutim qe ishte nje proces me standard por nuk mund te pretendohet se kishte mundesite reale per te pasur saktesine e sotme. I realizuar gjate diktatures ky ishte nje proces nen presion sic ishte cdo proces tjeter nje proces qe fshihte ne vetvete qellime dhe tendenca politike te qarta dhe te caktuara nje proces i cili kishte si qellim statistiken per falsifikimin e realitetit. Per fat te keq edhe regjistrimi i bere 10 vjet me pare ishte nje regjistrim jo ne standard tha Berisha.

Shqiperia ka kryer 11 censuse qe nga viti 1923 me synimin per te grumbulluar te dhena qe me pas jane perdorur per qellime te vendimmarrjes administrative. Ne asnje rast nuk eshte shenuar ndonjehere nje proces censusi kaq i debatuar sa ky vit debat qe shpesh vuri ne dyshim edhe vete cilesine e procesit.

Pyetje pa pergjigje

Nderkohe nje pjese e pyetjeve te shtruara ne census mund te mbeten pa pergjigje. Sipas perkufizimeve te Bashkimit Europian vetem pyetjet per te cilat ka pasur pergjigje ne masen mbi 95 per qind do te mund te klasifikohen si rezultat censusi. Pyetja per fene ka shume gjasa qe te mos e kete kapur kete kuote. Edhe ne censusin e vitit 2001 pati te dhena qe nuk u publikuan per shkak te mosplotesimit te standardit.

Nderkohe qytetare te ndryshem thone se nuk jane regjistruar por mosregjistrimi i nje pjese te vogel te popullates nuk demton cilesine e rezultateve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›