E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schultz Refuzimi i BE per faj te qeverise

Brukseli Kreu i grupit socialist ne Parlamentin Europian PS e pergatitur per dialog

Martin Schultz lideri i se majtes ne PE ne nje interviste per Top Channel deklaroi se refuzimi i statusit eshte pergjegjesi e qeverise te cilen ai e konsideron si te deshtuar dhe qe nuk ka mbeshtetjen e shumices se shqiptareve.

Per cfare arsyeje Shqiperia deshtoi te fitonte statusin kandidat dhe si e shihni qendrimin e qeverise kur fajeson per kete deshtim opoziten meqenese bojkotoi

Une mendoj se vendi ka nevoje per demokraci dhe per nje percaktim te forte nderkombetar bazuar ne vlerat e BE-se. Ne kemi kritere dhe me kete qeveri ne detyre Shqiperia deshtoi qe te plotesonte kriteret. shte gjithnje e lehte per nje qeveri te thote se opozita eshte pergjegjese. Por normalisht ne nje demokraci opozita nuk qeveris eshte qeveria ajo qe qeveris ndaj i takon qeverise qe te marre persiper pergjegjesite. Per kete arsye shpresoj qe ne te ardhmen ndoshta me nje qeveri tjeter me te mire vendi do te mund ti permbushe kriteret.

Ne 2009-n perpara mbajtjes se zgjedhjeve ju dhe Ilir Meta kerkuat bashkimin e se majtes per te rrezuar Berishen nga pushteti. Sot partia e Ilir Metes mban ne kembe koalicionin e Berishes. fare marredheniesh keni me partine e Ilir Metes

Une mendoj se per ceshtjet e hapura te gjitha partite e vecanerisht partite qeverisese duhet te japin pergjigje. Ka shume gjera qe nuk jane qartesuar ende dhe une nuk kam njohuri me te thella per sfondin e tyre. Une mund te shoh vetem faktet ate cfare lexoj ne gazeta dhe ate qe me eshte raportuar mua qe sjell ngritjen e me shume pyetjeve ne vend te pergjigjeve. Une nuk jam gjykates. Nuk mund te gjykoj nese dikush eshte fajtor apo i pafajshem por nga nje zevendeskryeminister apo nje kryetar partie e vecanerisht nga nje koleg me te cilin une bashkepunoj prej nje kohe te gjate une pres qe gjithcka te behet e qarte. Kur gjithcka te jete e qarte mund te kemi demokraci e nese ka pyetje te hapura atyre iu duhet dhene pergjigje. Ne syte e mi eshte e veshtire qe te bej nje vleresim por nje gje eshte me se e qarte ne syte e mi dhe bazuar ne eksperiencen time se qeveria ne detyre nuk ka me shumicen e vendit dhe per kete arsye zgjedhjet e ardhshme do te cojne vendin drejt nje ndryshimi.

mendoni per iniciativat e PS-se qofte per reformen ne drejtesi qofte per planin 10-pikesh mbi integrimin europian

E kam te pamundur te vleresoj sistemin e drejtesise dhe reformen e gjyqesorit. shte e pamundur. E vetmja gje qe di eshte se dialogu ne vend mbetet gjithnje i rendesishem. Pershtypja ime eshte se Partia Socialiste eshte e pergatitur per kete dialog i takon partive qeverisese qe te japin pergjigje. Une bera ate cfare munda personalisht per te ulur palet se bashku por une nuk jam shqiptar jam nje i huaj qe e shikon nga jashte vendin dhe pershtypja ime eshte se ne partine time ne Partine Socialiste megjithese une nuk kam qene gjithmone dakord me lidershipin e partise por pershtypja ime eshte se pasi socialistet u kthyen ne Parlament platforma tashme ndodhet aty gati per tu diskutuar dhe u takon kryetareve te partive qeverisese qe te pergjigjen.

Arta Tozaja
Top Channel

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›