E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Nje parti e re Po shikoj te gjitha opsionet

Deklarata e Presidentit ne Top Story Une i perkas qendres se djathte

Presidenti i Republikes Bamir Topi rikthimin e mundshem te tij ne politike e ka shpallur ne mbremjen e 29 shtatorit ne emisionin Top Story te gazetarit Sokol Balla ne Top Channel. Per sa kohe jam i forte dhe aktiv natyrisht qe ajo cudia kthehet ne afirmim pra ne po. Une besoj qe mbi bazen e nje eksperience politike institucionale profesionale dhe mbi bazen e asaj qe une testoj besoj qe eshte nje moshe kur njeriu jo thjesht per interesa te natyres se karrieres por per ti sherbyer vendit mjedisit dhe shoqerise duhet te jete gjithmone i gatshem. eshtja e politikes eshte nje ceshtje e tregut si funksionojne rregullat e tregut funksionon edhe politika. Ne rast se njeriu e shikon vertete qe ka per te dhene dhe shikon nje ambient pozitiv absorbues nga mjedisi atehere nuk ka pse te largohet por duhet te jete pjesemarres dhe duke vene ne sherbim te interesit te pergjithshem te gjithe eksperiencen personale. Me pas ne emisionin e 29 shtatorit Presidenti Topi deklaroi ne Top-Story se ai do ti shikonte te gjitha opsionet e perfaqesimit te ardhshem politik por ka shtuar se ai i perket qendres se djathte. Une zakonisht jam shume i kujdesshem ne perpunimin e analizes por ne rast se ka nje gje qe mund ta them ne menyre kategorike prerazi dhe qarte eshte qe une i takoj te djathtes qendres se djathte. Kjo nuk eshte thjesht per te qene luajal me formimin tend individual. Ketu jane disa gjera qe kondicionohen nga tradita familjare nga shume momente te rendesishme historike por edhe ceshtje te principialitetit dhe te luajalitetit me veten ne radhe te pare por edhe me mjedisin - deklaroi Presidenti Topi ne emisionin Top Story te 29 shtatorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›