Ish-anetare te kryesise se PD-se pritet te kalojne ne partine e re
Nje grupim i ri politik i qendres se djathte ne Shqiperi pritet qe te rreshtoje rreth vetes disa nga personalitetet me te spikatura qe Partia Demokratike ka pasur qe prej krijimit te saj por qe aktualisht ndodhen jashte saj ngaqe u eshte zene hapesira apo jane larguar si te padeshiruar. Behet fjale per anetare te kryesise se PD-se gjate gjithe viteve prej themelimit por edhe personazhe te qeverise dhe institucioneve qe nga 91-shi ku spikasin emrat e Aleksander Meksit Aleksander Biberajt Blerim eles Bashkim Koplikut Omer Stringes por edhe figura rishtare te padeshiruara ku mund te perfshihet nje nga figurat moderne te koheve te fundit si Gjergj Bojaxhiu. Burimet bejne te ditur se nje nga figurat kyce te kesaj levizjeje te re politike pritet te jete edhe ish-kryeministri demokrat Aleksander Meksi i cili prej kohesh eshte njohur si nje kundershtar i menyres sesi po drejtohet PD-ja nga kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu mesohet se figura te shumta nga ish-kryesia e fundit te PD-se te jene pjese e kesaj levizjeje qe pritet te kete zhvillime ne javet ne vazhdim. Zerat flasin per pjesemarrjen ne kete parti te emrave si ish-ministri i Jashtem Besnik Mustafaj deputeti aktual i PD-se Gazmend Oketa dhe po keshtu ish-deputeti dhe anetari i kryesise se PD-se Aleksander Biberaj. Por burimet bejne te ditur se pjese e partise qe pritet te themelohet nga kreu i shtetit pritet te jene edhe emra si ai i dekanit te Fakultetit Ekonomik Omer Stringa dhe po keshtu intelektuale te tjere te djathte te cilet kane pasur gjithmone afersi me Partine Demokratike dhe te djathten shqiptare. Po keshtu per llogari te partise se re qe pritet te themelohet pritet te veprojne edhe shume ish-deputete te Partise Demokratike te cilet ne vitin 2009 u lane jashte listave te kandidimit nga ana e kryeministrit njekohesisht kryetarit te Partise Demokratike Sali Berisha. Keta deputete njiheshin brenda grupit parlamentar te PD-se si mbeshtetes te Bamir Topit nisur nga fakti se prej shume vitesh ky i fundit ka drejtuar grupin e PD-se. Ftese per pjesemarrje ne parti pritet ti cohet edhe ish-kryetarit te kesaj partie Eduard Selamit i cili prej vitesh ka emigruar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe gjithmone ka theksuar faktin se brenda PD-se nuk ka demokraci te brendshme. Asaj qe i druhet me shume PD-ja eshte edhe efekti elektoral qe mund te kete ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare krijimi i nje partie te tille. Renditja e emrave me peshe brenda te djathtes nen nje sigel qe nuk i perket PD-se mund te sjelle nje ndarje votash nisur edhe nga fakti se nje pjese e atyre qe pritet te anetaresohen ne partine e Topit gezojne nje mbeshtetje te madhe ne komunitet. Nga ana tjeter kjo parti pritet te mbledhe prane saj edhe te rinj dhe jo vetem te kufizohet nga figura te cilat me pare kane mbajtur poste te rendesishme brenda PD-se. Formen e vertete te saj kjo parti pritet ta marre edhe ne mesin e vitit te ardhshem kur mandati pesevjecar i Bamir Topit si President Republike skadon. Pervec deputetit Gazmend Oketa i cili nuk e ka fshehur asnjehere mbeshtetjen e tij per Topin ne rruge jozyrtare po negociohet edhe me dy deputete te tjere emrat e te cileve deri me tani per shkak edhe te situates delikate mbeten sekret. Vete Presidenti i Republikes Bamir Topi i ftuar ne emisionin Top Story nuk e perjashtoi mundesine e nje pakice bllokuese per presidentin e ardhshem ne Kuvend ne vitin 2012. I pyetur pikerisht per nje mini-liste te mundshme deputetesh jo vetem nga grupi parlamentar i PD-se por edhe nga grupet e tjera parlamentare Topi u pergjigj nder radhe se ai kishte marredhenie miqesore me disa deputete te Kuvendit te Shqiperise sigurisht jo kushtezuese porse shtoi se gjithcka do te mbetej e hapur deri ne momentin e votimit per Presidentin e ri. Por Bamir Topi i cili njihet per reputacionin e tij te gjate politik ne PD por edhe si eksponent i rendesishem ne radhet e se djathtes ka ruajtur lidhje edhe me te zgjedhur vendore kryesisht nga Partia Demokratike. Burimet saktesuan se Bamir Topi gezon mbeshtetje edhe te disa keshilltare te Partise Demokratike dhe jo vetem ne disa bashki kryesisht ne Shkoder dhe Vlore.