E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, arrestohet kreu i komunës Muhur

Arrestohet kreu i komunës Muhur në qarkun e Dibrës. Burime nga policia bëjnë me dije se Afrim Nikli është arrestuar për plagosjen e kunatit të tij Damik Damzi 40 vjeç.
 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në banesën e kryetarit të komunës, ku Nikli pas një sherri me kunatin e tij e ka goditur atë me mjete të forta duke i nxjerrë edhe syrin.
 

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
 

Afrim Nikli u zgjodh kryetar i komunës Muhur në qarkun e Dibrës në zgjedhjet locale të 8 majit në siglën e koalicionit “Aleanca për të ardhmen”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›