E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija e mbytur rinis operacioni i kerkim-shpetimit

UPDATE - Anijet e Rojës Bregdetare, një anije turke dhe 2 helikopterë kanë rinisur operacionin e kërkim-shpëtimit në det.

Në një lidhje direkte, korrespondentja e "ABC News", Enkelejda Arapi, ka pohuar se në operacion është përfshirë edhe Guardia di Finanzia.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u ndal në orët e pasdites për shkak të përkeqësimit të detit, prej dy orësh, por rinisi sërish.

Ndërkaq, grupi i xhirimit i “ABC News” ka sjellë edhe pamjet ekskluzive të vendmbytjes së anijes si dhe të operacionit të kërkim-shpëtimit në det.

Është kontrolluar çdo pjesë e anijes që pluskonte në ujë. Fatkeqësisht në barkat e shpëtimit nuk janë gjetur pjesëtarë të ekuipazhit të gjallë, apo trupa të pajetë.

Kontrollet me mjetet lundruese filluar qysh në momentin e dhënies së alarmit për përplasjen e tragetit me anijen turke në det.

Si pasojë e përplasjes së anijes turke me një traget, nga 10 persona që ndodheshin në ekuipazh, 2 prej tyre kanë mbijetuar, ndërsa 7 rezultojnë të zhdukur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›