E Diel, 1 Nëntor 2026

''Republika e epërme e Maqedonisë'', Ahmeti: Shkupi-Athina të nisin bisedimet

SHKUP- ''Republika e Epërme e Maqedonisë'' është një propozim konkret dhe një bazë për të cilën palët duhet të ulen dhe të bisedojnë, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga Sofja, ku zhvilloi një vizitë zyrtare.

"Palët mund të jenë më afër se kurrë drejt gjetjes së një zgjidhjeje, megjithëse në fazën e ardhshme të bisedimeve duhet ngritur niveli i negociatorëve që do kryesoheshin nga kryeministrat e dy vendeve. Deri tani nuk ka pasur ndonjë propozim konkret nga negociatori, tani është propozimi 'Republika e Epërme e Maqedonisë', që do të thotë se kemi një dokument bazë ku palët duhet te ulen dhe dialogojnë, por pa ndihmën e komunitetit ndërkombëtar është vështirë të ulemi", deklaroi Ahmeti. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›