E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonasit rrahin barbarisht dy shqiptar në Shkup

SHKUP- Dy të rinj shqiptarë janë rrahur barbarisht ditën e djeshme nga huliganë maqedonas

Ngjarja ka ndodhur në ndalesën e autobusit në lagjen Aerodrom të Shkupit, ku dy të rinjtë, njëri 19-vjeçar me inicialet I.H dhe shoku i tij, me iniciale A.S, janë sulmuar me shkopinj bejsbolli teksa po hipnin në autobusin nr. 5, transmeton zhurnal.

Mediat vendase të cilat citojnë burimet policore bëjnë me dije se dhunuesit kanë qenë 4 shtetas maqedonas ende të paidentifikuar. Të rinjtë shqiptarë kanë marrë lëndime në pjesë të trupit dhe të kokës.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›