Kontroll lojerave te fatiti konfiskohen 320 automate
Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të fatit ka konfiskuar, gjatë kontrolleve të kryera për periudhën qershor-korrik, afro 320 automate të lojërave të fatit. Pas kontrolleve intensive që janë gjatë kësaj periudhe ka rezultuar se kompani të lojërave të fatit ushtronin aktivitet në mungesë të dokumentave përkatese për këto makineri. Në kushte të tilla njësia e mbikëqyrjes së lojërave të fatit ka bërë konfinskimin e makinerive pa dokumenta dhe me pas ka bërë asgjësimin e plotë të tyre. Sipas ligjit për lojërat e fatit, jo më pak se 50 për qind e xhiros duhet të përfitohet nga lojtarët. Makinat jashtë standardeve lejojnë organizatorët e lojërave të fatit që të përcaktojnë vetë marzhe shumë të ulëta të fitimit përmes modifikimeve mekanike të pakontrolluar. Sipas Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave te fatiti, kontrollet dhe asgjësimet bëhen me qëllimin e vendosjes së rregullave të qarta dhe të barabarta për të gjithë operatorët në këtë treg.