E Diel, 1 Nëntor 2026

Karriere te gjate si Fergusoni

Drejtimi i Real Madridit eshte sikur te arrish ne hene ka thene Jose Mourinho te henen ndersa ai synon te kete nje karriere te gjate sa ajo e ish rivalit te tij nga Premierliga Sir Alex Ferguson.

Portugezi Mourinho u largua nga Chelsea me 2007 dhe nje vit me vone iu bashkua klubit italian Inter para se te largohej per ne Real Madrid ne fund te sezonit te kaluar. Te henen ai shenoi 10 vite te karrieres gjate se cilave fitoi Ligen e Kampioneve me Porton me 2004 dhe me Interin edicionin e kaluar.

Keto 10 vite kane kaluar shume shpejt tha Mourinho gjate nje konference per shtyp para ndeshjes se Realit kunder Espanyolit ne shtepi te marten. Kam pasionin e njejte si 10 vite me pare dhe mendoj se edhe pas 10 viteve te tjera nuk do te ndryshoj. Mendoj se do te jem si Fergusoni. Do te jem 70 vjec dhe ende me pasion te njejte per te punuar theksoi ai.

Ferguson i cili do te mbushe 70 vjet ne dhjetor 2011 eshte trajneri me i suksesshem ne futbollin anglez dhe i ndihmoi Manchester Unitedit te fitoje me teper se 30 tituj perfshire Ligen e Kampioneve me 1999 dhe 2008 prej kur zevendesoi Roy Atkinsonin me 1986.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›