E Diel, 1 Nëntor 2026

Ideja e cmendur Murinjo shtyn Kakane drejt Interit

TIRANE-Kalimi i Rikardo Kaka tek Interi nje hipoteze qe ne ditet e fundit ka shkaktuar shume zhurme ne Milano ka disa siguri por edhe shume dyshime. Duket e cuditshme por ne shtypin italian e spanjoll bejne te ditur se kjo ide e cmendur eshte fryt i deshires se Zhoze Murinjos dhe te fantazistit te tij Horge Mendes. Trajneri i Realit te Madridit ka qene i pari qe ka folur ne telefon me Moratin per ti bere te ditur zyrtarizimin e kalimit te Zllatan Ibrahimovic tek Milani. Nje levizje qe zgjoi ndjenjat e nje hakmarrjeje te Moratit qe kerkon te beje te njejten gje me ish-idhullin e tifozerise kuqezi Rikardo Kaka. Murinjo dhe Morati flasin shpesh ne telefon dhe tekniku portugez nuk e konsideron aspak prioritar rikthimin e Kakase nga demtimi. Ne vend te tij duket se mund te luajne shume mire Mesut Ozil dhe 19 vjecari Kanales qe te pakten deri tani kane rezultuar opsione fondamentale. Sensi i bisedes se Murinjos me Moratin ka qene i tille Nese ne ditet e ardhshme do te kem konfirmimet e nevojshme taktike Kaka mund te niset. Ne fakt portugezi e di mire se ne mendjen e tifozeve interiste por edhe te vete Moratit nuk do te kishte levizje me te bukur se ajo e blerjes se Kakase. Kjo do te ishte nje hakmarrje e bukur per transferimin e Ivrahimovic te Milani ne ditet e fundit te merkatos se veres. Mund te duket fantazi merkatoje por duke njohur sesi Murinjo planifikon gjithcka qe ben dhe qe sheh nuk eshte aspak keshtu. Deklaratat e tij ne vere kur Kaka pesoi nderhyrjen kirurgjikale ne gju lane te kuptohet se braziliani nuk hyn ne planet e tij.
Pengesat
A mjafton deshira per hakmarrje ndaj Milanit qe Kaka te kaloje tek Interi Natyrisht qe jo sepse rruga qe e bashkon brazilianin me zikalterit duket e mbushur me pengesa. E para lidhet me Florentino Perezin qe eshte shume i afeksionuar pas Kakase sa mund te lejoje edhe ekzistencen e problemeve mes tij dhe teknikut portugez. Perez pagoi 65 milione euro per ish-mesfushorin e Milanit ndersa ai e kerkoi ate qe para se te vihej ne krye te klubit. Nje ndermjetes i Interit eshte duke kryer sondazhe rreth Perezit keto dite por presidenti madrilen as qe ka pranuar ta prese ndermjetesin nje agjent i FIFA-s qe jeton ne Spanje. Madje ai ka nisur te qeshe kur i eshte propozuar takimi per kete ceshtje. Murinjo nderkohe eshte duke u perpjekur ta binde Realin per kete levizje e cila do te arrihej mbi bazen e 40 milione eurove. Kjo do te bente qe klubi spanjoll te shlyente edhe borxhin prej 6 milione eurosh qe i ka Interit per marrjen e Murinjos. Nderkohe nje tjeter pengese eshte vete Morati qe megjithe respektin e madh qe ai dhe djali i tij Anxhelo Mario kane per Kaka kane krijuar disa dyshime mbi kondicionin fizik.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›