E Diel, 1 Nëntor 2026

Tottenhami me i madh se Arsenali

Pas golit ne debutimin e tij ne White Hart Lane per Tottenhamin Rafael van der Vaart ka perforcuar raportin me tifozet e tij te rinj duke theksuar se gjendet ne klubin me te madh ne veri te Londres.

Van der Vaart iu bashkua Tottenhamit nga Real Madridi ne diten e fundit te afatit kalimtar te veres dhe beri paraqitjen e tij te pare ne White Hart Lane ku realizoi nga penalltia ne fitoren 3-1 ndaj Wolves te shtunen. Holandezi tani pret perballjen e se martes ne Carling Cup kunder rivalit te perhershem Arsenalin dhe thekson se pavaresisht inferioritetit te titujve Tottenham eshte mbret i veriut te Londres.

E njoh Robin van Persien dhe ai me ka treguar per rendesine e kesaj ndeshjeje kur ishim se bashku me ekipin kombetar. Mirepo nuk ka dyshim se kush eshte klubi me i madh Tottenham eshte klub me i madh tha Van der Vaart.

27 vjecari eshte pershtatur shpejt ne ekipin e Harry Redknappit dhe eshte i lumtur me fillimin e aventures se tij ne Premierlige. Me pelqen shume sepse jemi nje ekip qe luajme futboll te mire. Kur ndiheni si te shtepi dhe e flisni gjuhen gjithcka eshte me e lehte perfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›