Mbyllet përkohësisht aksi i parë i Bulevardit “Bill Clinton”
Aksi i Bulevardit “Bill Clinton” nga kryqëzimi i rrugëve te katedralja (semaforët kryesor) deri tek kryqëzimi i rrugëve “Robert Dol” dhe “Xhemail Mustafa” (semaforët e mesëm), do të mbyllet prej 4 gushtit deri më 30 shtator 2010.
Këtë vendim e mori sot, kryetari i Komunës së Prishtinë, Isa Mustafa, pasi zhvilloi një takim me përfaqësuesit e kompanive që janë duke i kryer punimet në zgjerimin e Bulevardit, ndërtimin e nënkalimit dhe të Policisë së Kosovës.
"Mbyllja e pjesshme e Bulevardit “Bill Clinton”, bëhet për të krijuar kushte optimale për dislokimin e infrastrukturës nëntokësore dhe për sigurinë e qytetarëve , pasi që gërmimet e dheut për ndërtimin e nënkalimit janë në kuotën nëntë (9) metra, dhe sipas eksperteve të ndërtimit të ulët mund të vije deri te shembja e shiritit të rrugës ku aktualisht është duke u zhvilluar trafiku. Komunikacioni do të orientohet: Automjetet që hyjnë nga magjistralja e Mitrovicës do të drejton në rrugën “Ahmet Krasniqi” në lagjen “Arbëria”, ndërsa automjetet që hynë në qytet nga drejtimi i Fushë-Kosovës, do të orientohen në rrugën “Tirana” dhe “Robert Dol”, dhe në lagjen “Dardania” në rrugët “Idriz Gjilani” dhe “Iljaz Kodra”", thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Sipas këtij njoftimi, për rregullimin e komunikacionit do të përkujdeset Policia e Trafikut e regjionit të Prishtinës dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, ndërsa kompanitë ndërtimore në zgjerimin e Bulevardit “Bill Clinton” dhe të nënkalimit, do të kenë leje nga komuna për të punuar në dy ndërrimet, me qëllim që ky projekt të përfundojë sipas dinamikës së paraparë.
"Udhëheqja e Komunës së Prishtinës, kërkon mirëkuptim nga qytetarët, deri në përfundim të këtij projekti, projekt i cili është në interes të vet qytetarëve dhe të kryeqytetit", thuhet më tej në njoftimin e Komunës së Prishtinës.