E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goldman Sachs synon NLB-në

Banka investuese amerikane “Goldman Sachs” është e interesuar, si grupi bankar dhe i sigurimeve KBC, për të blerë aksione të Nova Ljubljanska Banka.

Shteti është pronar i 48 për qind të aksioneve të NLB-së, bankës që vepron edhe në Kosovë, ndërsa KBC-ja është pronar i 30.6 për qind të aksioneve dhe dëshiron të blejë shumicën e aksioneve të bankës sllovene, transmetojnë mediet sllovene. Banka më e madhe sllovene, sipas testit të stresit evropian për bankat, duhet të rritë kapitalin për 600 milionë eurosh.

Përndryshe, NLB-ja ka qenë banka e vetme sllovene prej 91 bankave evropiane që i janë nënshtruar testit të stresit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›