E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet sheshi Skenderbej nis faza finale e punimeve

Bashkia e Tiranës, ka filluar zbatimin e fazës finale të punimeve nën tokësore në sheshin "Skënderbej". Për këtë arsye është devijuar sërish qarkullimi i automjeteve në sheshin kryesor të Tiranës, duke bllokuar edhe hyrjen në këtë shesh, përballë bashkisë. Të vetmet mjete që do të lejohen janë ato të transportit publik.

"Ashtu sic kishim thënë, mjetet e transportit publik do të kenë prioritet dhe do të jenë të vetmet që do të kalojnë përgjatë sheshit 'Skënderbej'. I gjithë fluksi i trafikut që vjen nga krahu jugor i bulevardit do të devijojë në rrugën Abdi Toptani dhe rruga e Dibrës do të jetë tashmë e hapur. I bëjmë apel qytetarëve të respektojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor të vendosura nga ana e bashkisë së Tiranës", tha Enton Punavia, drejtor i shërbimit të rrugëve në bashki.

Në sheshin "Skënderbej", ndërkohë vazhdojnë punimet, ndërsa pritet që pas përfundimit të fazës nën tokësore, të fillojë zbatimi i projektit për pjesën mbi tokë, si ndërtimi i godinave dhe krijimi ambienteve të tjera për qytetarët e Tiranës.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›