E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri i gjirit 400 raste ne nje vit

Ndërsa Shqipëria shënon shifra shqetësuese të pacientëve që preken nga kanceri i gjirit, rreth 400 raste të reja cdo vit kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë një vizitë ne spitalin onkologjik në Tiranë, ka përcjellë apelin se, cdo femer duhet ti nështrohet kontrolleve. Ajo tha se shifrat në rritje të femrave të prekura, tashmë janë kthyer në një problem social, i cili mund të parandalohet, falë edhe teknologjisë moderne që ofrojnë spitalet.

"Është në fakt një alarm i madh që dhe në moshat e reja, jo vetëm në moshën mbi 40 vjece, incidenca e sëmundjes së kancerit në gji është dyfishuar. Ndaj dhe unë i bëj një ftesë cdo gruaje që të drejtohet në pikat ku janë mamografitë të shkojnë të parandalojnë këtë sëmundje të keqe që krijon probleme të mëdha për shëndetin, për jetën, për familjen po është kthyer dhe në një problem social", tha Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit.

Në spitalin onkologjik në Tiranë, tashmë është instaluar mamografia dixhitale, nëpërmjet një projekti të Bankës Botërore, dhe qeverisë shqiptare. Një aparat i tillë, që shërben për një diagnostikim edhe të rasteve më të vështira, do të instalohet edhe ne Korce, Elbasan dhe Fier.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›