Nderron jete Aleks Nikaj. Shkon ne 4 numri i viktimave te 21 janarit

Ndërroi jetë në një nga spitalet e Turqisë, Aleks Nikaj, i cili u plagos rëndë në demostratën e 21 janarit. Pas një jave qëndrimi në Turqi, Nikaj nuk ka mundur ti mbijetojë plumbit që kishte marrë në kokë. Të shtunën e kaluar ai u dërgua për ndërhyrje të specializuara jashtë vendit, por edhe atje ai nuk doli asnjë cast nga gjendja e komës. Me vdekjen e 35-vjecarit Nikaj, shkon në katër numri viktimave të demostratës opozitare të 21 janarit.
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 05 shkurt 2011 )